• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zbatimi i agjendës evropiane dhe bashkëpunimi mes vendeve-anëtare, qëllime kryesore të kryesimit belg me BE-në

Zbatimi i agjendës evropiane dhe bashkëpunimi mes vendeve-anëtare, qëllime kryesore të kryesimit belg me BE-në

Bruksel, 1 janar 2024 (MIA) - Mbrojtja e sundimit të së drejtës, demokracia dhe uniteti, përforcimi i konkurrencës evropiane, nxitja e tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë, përforcimi i agjendës sociale dhe shëndetësore të BE-së, mbrojtja e qytetarëve dhe kufijve të Unionit dhe promovimi i Evropës globale, janë gjashtë prioritetet e Belgjikës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.

Procesi i zgjerimit të Unionit nuk është cekur si prioritet i posaçëm i kryesimit belg, por në pjesën lidhur me sundimin e së drejtës, demokracisë dhe unitetit ceket se Belgjika do t'i mbështesë vendet kandidate për anëtarësim në përpjekjet e tyre për t'iu bashkuar BE-së. Duke cekur se zgjerimi duhet "të na bëjë të gjithëve më të fuqishëm", kryesimi belg potencon se nga aspekti i pranimit të vendeve të ardhshme anëtare, me rëndësi kyçe do të jetë Unioni t'i përgatitë politikat, resurset dhe strukturat e veta për mënyrën e sjelljes së vendimeve.

Sipas Ministrisë belge të Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit zhvillimor, Belgjika gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së do të kahëzohet drejt zbatimit të agjendës evropiane dhe promovimit të bashkëpunimit mes vendeve anëtare, me qëllim që të arrihet një hap përpara në disa sfera, siç janë ndryshimet klimatike, rritja ekonomike dhe kohezioni social.

Belgjika paralajmëron se do të veprojë si ndërmjetëse neutrale për ta kahëzuar aktivitetin ligjvënës në suaza të Unionit dhe të kërkojë kompromise mes vendeve anëtare të BE-së.

Gjatë kryesimit belg është paraparë mbajtja e disa samiteve dhe konferencave të nivelit të lartë në drejtim të "sjelljes së vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Evropian", duke filluar me mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Evropës kushtuar miratimit të planit për mbështetje financiare të Ukrainës, që ishte bllokuar nga ana e Hungarisë në Samitin e BE-së në dhjetor.

Siç deklaroi kryeministri belg, Aleksandar De Kro gjatë promovimit të prioriteteve të kryesimit me BE-në, Belgjika do të kahëzohet drejt avancimit të bashkëpunimit në suaza të Unionit, si çelës për përballjen me numrin e madh të sfidave.Нашето претседавање доаѓа во важен момент, кога треба да одговориме на очекувањата на нашите земји. Тоа значи заштита на нашиот народ, нашата економија и нашата иднина, изјави Де Кро на заедн

"Kryesimi ynë vjen në një moment të rëndësishëm, kur duhet t'u përgjigjemi pritjeve të vendeve tona. Kjo do të thotë mbrojtje e qytetarëve tanë, ekonomisë sonë dhe të ardhmes sonë", deklaroi De Kro, duke shtuar se në kushte kur BE-ja ndodhet në udhëkryq, "uniteti do të jetë me rëndësi kyçe për realizim të suksesit të përbashkët".

Ai theksoi se në përballjen me ambientin "jostabil" dhe "armiqësor" gjeopolitik, Belgjika do t'i japë prioritet mbajtjes së stabilitetit në kontinentin evropian dhe në atë kontekst edhe të vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.

Sipas De Kro, gjatë kryesimit të vet, Belgjika do t'i përkushtohet rrumbullakësimit të mandateve aktuale të intitucioneve të BE-së dhe të sigurimit të tranzicionit të papenguar drejt kryesimit të radhës dhe institucioneve të reja të Unionit, që duhet të formohen pas zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit evropian në qershor të vitit 2024. Kryeministri belg theksoi se vendi i tij do t'i përkushtohet përgatitjeve të prioriteteve të Komisionit të ardhshëm evropian dhe përbërjes së re të Parlamentit evropian.

Krahas punës në pjesën institucionale, kryesimi belg, sipas De Kro, do t'i përkushstohet edhe "pakos së plotë të azilit dhe emigracionit", për çka, siç theksoi, kyçe do të jetë vendet anëtare të punojnë bashkarisht në përballjen me këtë problem.

Ai mes prioriteteve i ceki edhe serinë e akteve ligjore lidhur me implementimin e Marrëveshjes së gjelbër evropiane, si ajo për klimën, si dhe miratimin e rregullativave për përforcim të sigurisë sociale dhe për mbrojtjen e industrisë.

Владините експерти на земјите-членки на Европска Унија се согласија дека блокирањето на прекуграничното движење во ЕУ на луѓето со симптоми на новиот коронавирус би било контрапродуктивно и о

"Duhet të reflektojmë. Dhe duhet të përfundojmë një pjesë të konsiderueshme të punës ligjvënëse dhe me të vërtetë i gëzohemi kësaj", shtoi De Kro.

Gjashtë prioritetet e kryesimit belg me BE-në:

1. Mbrojtja e sundimit të së drejtës, demokracisë dhe unitetit 

Si element thelbësor të kryesimit të vet me BE-në, Belgjika e paralajmëron mbrojtjen e parimeve të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe të drejtave themelore të njeriut, sepse Unioni "bazohet në respektimin e të drejtave themelore, sundimin e së drejtës dhe vlerave demokratike, duke e hapur rrugën për kohezion, mbrojtje të lirive individuale, barazisë dhe mosdiskriminimit dhe mirëqenies së qytetarëve evropianë".

Presidenca paralajmëron përforcim të inkluzivitetit të qytetarëve, para së gjithash të rinjve, si dhe përkushtim ndaj sferës arsimore evropiane, cilësisë së arsimit, mësimit tërëjetësor, mobilitetit dhe sportit.

"Do t'i promovojmë vlerat demokratike përmes përforcimit të lirisë së mediumeve dhe pluralizmit, stimulimin e transformimit digjital të sektorit kulturor dhe kreativ dhe hulumtimit të lidhjeve mes kulturës, trashëgimisë dhe identitetit evropian", thekson kryesimi belg me BE-në.

Nga ai aspekt, Belgjika do t'i përkuhtohet bashkëpunimit në nivele të ndryshme të pushtetit me qëllim që të mund t'u përgjigjet në mënyrë efikase nevojave dhe sfidave të ndryshme, duke i respektuar me atë rast parimet e subsidiaritetit (parimi se pushteti qendror duhet t'i kryejë vetëm ato detyra të cilat nuk mund të kryhen në nivel lokal) dhe proporcionalitetit.

Се оценува дека испреплетувањето на деловните и политичките интереси продолжило да ја попречува независноста на медиумите и квалитетот на новинарството

"Zgjerimi i Unionit tonë duhet të na bëjë më të fuqishëm. Prandaj, kryesimi është i përkushtuar t'i mbështesë vendet kandidate në përpjekjet e tyre për t'iu bashkangjitur Unionit tonë. Në të njejtën kohë, me rëndësi kyçe do të jetë të përgatiten politikat, resurset dhe strukturat për vendim-marrje të Unionit në pikëpamje të anëtarësimeve të reja", thekson kryesimi belg me BE-në.

2. Përforcimi i konkurrencës sonë 

Në dritën e zhvillimit të realitetit gjeopolitik dhe zhvillimit të shpejtë të teknologjive të reja, siç është inteligjenca artificiale, BE-ja duhet t'i japë prioritet konkurrencës së vet afatgjate dhe politikave industriale, thekson kryesimi belg lidhur me prioritetin e vet të dytë.

"BE-ja duhet të sigurojë kushte të barabarta për bizneset, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke u mundësuar të garojnë në mënyrë të barabartë, si në Evropë, ashtu edhe në skenën globale. Kyçe për atë është ekzistimi i një kornize koherente, të parashikueshme dhe më të thjeshtë rregullatore. BE-ja duhet t'i prijë rrugës drejt krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm, inovativ dhe rezistent digjital, i cili do të jetë në dobi të qytetarëve dhe në dobi të bizneseve", thekson Belgjika.

Kryesimi belg paralajmëron se do të punojë në përforcimin e tregut të brendshëm dhe të ardhmes industriale të BE-së dhe do ta vazhdojë punën për kompletimin e tregut evropian të kapitalit dhe të Unionit Evropian, me ç'rast vëmendje e posaçme do t'i kushtohet përforcimit të sigurisë ekonomike, uljes së varshmërisë dhe promovimit të lidershipit teknologjik evropian në sektorët kyç.

"Kryesimi ka për qëllim ta përmirësojë rolin e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacioneve me qëllim që BE-ja të bëhet lidere në zhvillimin dhe komercializimin e zgjidhjeve adekuate të cilat e përforcojnë adaptimin dhe konkurrencën e zinxhirëve kyç të vlerave", thekson kryesimi belg.

Педесетгодишниот С.Х. од село Шипковица, тетовско, вчера се повредил при вршење градежни работи на улицата „Благој Ѓорев“ во Велес. Тој, како што информираат денеска од СВР Велес, бил пренесе

Belgjika paralajmëron edhe se do të punojë në ndërtimin e tregut të punës kushtuar së ardhmes, i cili do ta rrisë nivelin e punësimeve dhe do ta stimulojë rritjen ekonomike, si dhe në theksimin e rëndësisë së investimeve publike dhe private.

"Gjithashtu, do të ceket rëndësia e politikës kohezive si instrument thelbësor investues afatgjatë, si dhe katalizator për transformim, konvergjencë dhe përforcim të Bashkimit Evropian dhe do t'i kushtojë vëmendje të poaçme autonomisë sonë në prodhimin e ushqimit", thekson kryesimi belg, duke cekur se do të fokusohet edhe në koherencën mes politikës së brendshme dhe të jashtme të BE-së.

3. Nxitja e tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë 

Sipas kryesimit belg me Unionin, agjenda ambicioze e tranzicionit të BE-së është e nxitur nga nevoja urgjente për përballje me krizën e trefishtë të ndryshimeve klimatike, rrezikimit të llojllojshmërisë biologjike dhe ndotjes.

"Kryesimi belg e thekson rëndësinë e aksionit vendimtar dhe gjithpërfshirës, në të cilin askush nuk do të lihet anash. Duke vazhduar me Marrëveshjen e gjelbër, kryesimi do ta vendosë tranzicionin energjetik dhe klimatik në thelbin e prioriteteve të veta. Që të ulet ndjeshmëria e ndryshimeve klimatike, kryesimi do të synojë ta përmirësojë ekonominë qarkulluese dhe kapacitetet për adaptim  dhe gatishmëri të Unionit. Gjithashtu, do të promovojë edhe menaxhim të qëndrueshëm me ujërat", ceket në prioritetet e kryesimit belg me Këshillin e BE-së.

Në dokument ceket se ngjarjet gjeopolitike dhe ato ekstreme klimatike e cekin nevojën për tranzicion të përshpejtuar dhe inkluziv energjetik, i cili duhet të sigurojë energji që do të jetë e pranueshme edhe për qytetarët edhe për kompanitë, më pas të furnizimit stabil dhe të sigurt energjetik, si dhe në realizimin e qëllimit për neutralitetin klimatik.

Во францускиот Парламент формирана е уште една пратеничка група од актуелни и поранешни членови на владејачката партија Република во движење (ЛРЕМ), со што партијата на претседателот Емануел

"BE-ja duhet tërësisht ta shfrytëzojë potencialin e vet për efikasitet energjetik në tërë ekonominë dhe ta avancojë shpejtë zhvillimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe të burimeve me emetim të ulët të dioksidit të karbonit", thekson kryesimi belg, duke cekur se me rëndësi thelbësre për sigurimin e një rrjeti fleksibil dhe të integruar energjetik evropian është rritja e investimeve.

4. Përforcimi i agjendës sociale dhe shëndetësore  

Duke u ndërlidhur me shtyllën evropiane për të drejta sociale, kryesimi belg me BE-në ka për qëllim t'i sigurojë Unionit agjendë ambicioze sociale për nxitje të barazisë më inkluzive gjinore dhe shoqërisë së drejtë evropiane.

"Kryesimi do të tentojë ta përforcojë dialogun social në të gjitha nivelet, të promovojë mobiliteti të drejtë të fuqisë punëtore, shëndet mendor në punë, si dhe qasje drejt mbrojtjes së qëndrueshme sociale. Kjo ka për qëllim ta përforcojë dimenzionin social, me vëmendje të poaçme në implementimin e Kornizës për konvergjencë sociale dhe potencialit të investimeve sociale, si dhe të promovojë kornizë adekuate për zhvillim të ekonomisë sociale", cekë kryesimi belg.

Belgjika, gjithashtu, paralajmëron se do të angazhohet për aksione politke me qëllim që të sigurojë banim të denjë dhe të kapshëm për të gjithë.

"Më tutje, kryesimi do ta vazhdojë evaluimin e gatishmërisë së BE-së për kriza, do ta përforcojë sigurinë e furnizimit me barëra dhe do të zhvillojë strategji për përforcim të fuqisë punëtore shëndetësore dhe mjekësore të BE-së. Në mënyrë që të përmirësohet qasja e qytetarëve drejt barërave me çmime të kapshme, kryesimi do të punojë në përmbushjen më të madhe të nevojave mjekësore", thekson kryesimi belg.

5. Mbrojtja e qytetarëve dhe e kufijve 

Азил во некоја од земјите на ЕУ лани побарале 4.922 македонски граѓани, што е значително зголемување во однос на 2020 година кога нивниот број бил 1.230. Најголем број од нив се обиделе да на

Kryesimi belg paralajmëron edhe se ka për qëllim ta shtyjë miratimin e rregullativave të tjera ligjvënëse lidhur me paktin e ri evropian për emigracion dhe azil.

"Pakti do ta përforcojë besimin mes vendeve anëtare në frymën e përgjegjësisë dhe solidaritetit, do të sjellë qartësi juridike për njerëzit të cilët arrijnë në BE dhe do t'i sigurojë Bashkimit Evropian menaxhim human dhe efektiv me emigracionin, në pajtim me vlerat tona dhe të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, ai do të ofrojë reagim të përbashkët dhe të shpejtë ndaj krizave të emigracionit dhe do t'i nxisë rrjedhat legale drejt BE-së", thekson Belgjika.

Më tutje, kryesimi belg paralajmëron se do të punojë në përforcimin edhe të dimenzionit të jashtëm të emigracionit dhe azilit, posaçërisht përmes bashkëpunimit të afërt me partnerët afrikanë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për nxitje të zhvillimit të partneritetit të dobishëm të ndërsjelltë mes Evropës dhe Afrikës, me respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare.

"Kryesimi do t'i kushtojë vëmendje të posaçme luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit dhe përballjes me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe përforcimin e rezistencës së BE-së ndaj krizave dhe sfidave të reja dhe hibride. Mbrojtja e qytetarëve tanë kërkon diskutime për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes evropiane, duke lëvizur drejt qasjes më të integruar. Fokusi do të vihet në përforcimin e një baze mbrojtëse evropiane teknologjike dhe industriale, përfshirë edhe me hulumtimin e mundësisë për zhvillim të strategjisë për industri mbrojtëse", thekson kryesimi belg në prioritetet e veta.

6. Promovimi i një Evrope globale 

Sipas Belgjikës, sistemi multilateral dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla përballet me presion të rritur për shkak të konfrontimeve gjeopolitike, duke e përfshirë edhe "kthimin e luftës së hapur në kontinentin evropian".

Европската комисија ги суспендираше сите проекти што земјите од ЕУ ги имаа со Русија и Белорусија, а кои се кофинансирани од фондовите на ЕУ, потврди еврокомесарката за кохезиона политика Ели

"Në mënyrë që t'i adaptohet këtij realiteti, kryesimi, në mënyrë energjike do t'i vazhdojë përpjekjet e BE-së për përforcim të rezistencës dhe autonomisë së saj dhe për mbrojtje të interesave dhe vlerave të veta. Në këtë qasje të theksuar, kryesimi, gjithashtu, do të potencojë se transparenca, dialogu dhe bashkëpunimi janë në thelbin e konceptimit të interesave të BE-së. Në mënyrë që t'i arrijë qëllimet e veta të politikës së jashtme, BE-ja duhet tërësisht t'i mobilizojë të gjitha kapacitetet e veta ekonomike, të sigurisë dhe ato mbrojtëse, si dhe mekanizmin për zhvillim dhe ndihmë humanitare", konsideron kryesimi belg.

Sipas Belgjikës, angazhimi i këtillë përfshin ndërtim të një politike ambicioze dhe të balancuar tregtare e cila është e hapur, e qëndrueshme dhe imponuese, si dhe sistem të përforcuar multilateral tregtar të bazuar në rregulla.

Plotësisht, në pajtim me "Agjendën 2030", kryesimi do të promovojë përforcim të sistemit shëndetësor, si bazë për arritje të mbrojtjes universale shëndetësore, njëkohësisht duke siguruar qasje të barabartë drejt shërbimeve dhe prodhimeve mjekësore inovative, të adaptueshme, të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë për të gjithë.

"Belgjika e ndërmerr kryesimin e radhës për të 13-tën herë, në momentin kur Bashkimi Evropian ndodhet në udhëkryq, duke u përballur me pasojat nga agresioni ilegal rus në Ukrainë, pandemia e Kovidit, kriza energjetike, dezinformtat, dukuritë ekstreme klimatike dhe konflikti i ripërtëritur në Lindjen e Afërt. Kryesimi belg do të punojë në mbrojtje më të mirë të qytetarëve evropianë, përforcim të bashkëpunimit tonë dhe përgatitje të së ardhmes sonë të përbashkët. Do të fokusohet në gjashtë prioritetet dhe do t'i kushtojë vëmendje të posaçme mirëmbajtjes së mbështetjes së paluhatshme për Ukrainën. Siç përfundon cikli rrjedhës institucional, kryesimi do të mbështesë tranzicion të papengueshëm drejt ciklit të ardhshëm, do ta nxisë miratimin e Agjendës strategjike 2024-2029 dhe do t'i përgatisë diskutimet për të ardhmen e Bashkimit Evropian", thekson kryessimi belg me BE-në.

Sashko Panajotov

Foto: BE/МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR