• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zbardhet vrasja në lagjen Hrom të Shkupit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e personit I.J.

Zbardhet vrasja në lagjen Hrom të Shkupit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e personit I.J.

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Policia e ka arrestuar A.D. (39) nga Shkupi, i dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit I.J, në lagjen Hrom në Shkup, të kryer më 22 shtator. Paraprakisht, u arrestua nëna e të dyshuarit, së cilës iu shqiptua paraburgim 30-ditor dhe e cila dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në banesën e I.J., me qëllim që ta fsheh vrasjen e kryer nga djali.

MPB informoi se sot në ora 14:20 në rajonin e lagjes Vllae, në aksion të shpejtë të policisë, nga liria u privua A.D. (39) nga Shkupi, për të cilin para dy ditëve është shpallur fletarrest për veprat e rënda penale "vrasje" dhe "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".

PP sot kumtoi se provat e siguruara deri në këtë moment japin dyshim të arsyeshëm për një të dyshuar si autor i veprës penale të vrasjes në mënyrë brutale. I dyshuari e ka kryer veprën pas një debati të shkurtër me viktimën, duke e privuar nga jeta viktimën me më shumë se 45 plagë me thikë në qafë dhe trup.

"Pas ngjarjes, ai ka bërë disa telefonata me nënën e tij, e cila ka marrë një shishe plastike dhe ka shkuar në pompën më të afërt të benzinës, ka blerë një litër e gjysmë karburant dhe së bashku me djalin e saj i kanë vënë zjarrin me qëllim që të mbulojnë gjurmët e vrasjes mizore. Me zjarrvënien kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e banorëve që banojnë në ndërtesë", thonë nga PP. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR