• e enjte, 18 korrik 2024

Zbardhet plaçkitja në Kërçovë, arrestohen dy persona

Zbardhet plaçkitja në Kërçovë, arrestohen dy persona
Shkup, 16 tetor 2022 (MIA) - Nëpunës policorë të NJPB –Kërçovë sot rreth orës 07:00 e kanë privuar nga liria S.N. (26) nga Shtipi dhe I.M. (33) nga Manastiri, me vendqëndrim të përkohshëm në Kërçovë. Siç informojnë nga MPB-ja, ata dyshohen se fizikisht e kanë sulmuar M.Z. (74) nga Kërçova në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë marrë të holla dhe sende tjera. "Në të vërtetë, ata më herët janë njoftuar me M.Z. para një kazinoje dhe pas i kanë kërkuar vend për të fjetur gjatë natës, së bashku kanë shkuar në shtëpinë e tij ku e kanë kryer veprën. Ata janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës", theksohet në kumtesën e MPB-së. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR