• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zajkova: Do të jem në Njësinë e parë zgjedhore, qëllimi më i lartë është anëtarësimi në BE

Zajkova: Do të jem në Njësinë e parë zgjedhore, qëllimi më i lartë është anëtarësimi në BE

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Kryetarja e Partisës liberal-demokratike (PLD), Monika Zajkova sonte në hapjen e shtabit të ri të partisë në Komunën Qendër, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, potencoi se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë në Njësinë e parë zgjedhore, të cilën e kryeson kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. organet e PLD-së, siç theksoi, e konfirmuan edhe listën e kandidatëve për deputetë.

Zajkova konfirmoi se si kandidatë për deputetë do të garojnë ajo si kryetare e partisë, sekretari i përgjithshëm i partisë, Bobi Mojskoski dhe dr. Ilia Neshkovski.

E pyetur për formimin e paralajmëruar të Frontit evropian të BDI-së dhe nëse PLD do të bisedojë me BDI-në për këtë lëvizje, Zajkova u përgjigj se PLD është e hapur për të gjitha forcat progresive dhe se të gjitha partitë të cilat ndajnë vizion të njejtë dhe qëndrime të njejta janë të mirëseardhura.

Përndryshe, Zajkova në fjalimin gjatë hapjes së shtabit, potencoi se do të vazhdojnë të luftojnë për pensione dhe rroga akoma më të mëdha, kushte më të mira për të rinjtë, çrrënjosje të korrupsionit, gjyqësi dje administratë të reformuar, demokraci dhe liri.

Ajo shtoi se duhet të zgjedhet Rruga evropiane në mënyrë që qytetarëve t'u kthehet dinjiteti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR