• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zaharova: Rusia do të sulmojë objektiva britanike nëse armët britanike i përdor Ukraina për të goditur territorin rus

Zaharova: Rusia do të sulmojë objektiva britanike nëse armët britanike i përdor Ukraina për të goditur territorin rus

Moskë, 23 maj 2024 (MIA) - Moska do të përgjigjet me goditje ndaj objektivave britanike nëse Ukraina i përdor armët britanike për goditje ndaj territorit rus, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova.

Objektivat britanike "në territorin e Ukrainës dhe jashtë kufijve të saj" mund të goditen në një skenar të tillë", tha Zaharova.

Ajo e përsëriti paralajmërimin e Moskës, që ishte dhënë më parë këtë muaj, pasi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron tha se Ukraina ka të drejtë të përdorë armët britanike që të sulmojë objektiva në Rusi.

Rusia reagoi me indinjatë për këtë deklaratë dhe e theksoi si një nga shkaqet për të cilat ka vendosur të mbajë ushtrime këtë muaj për simulimin e lansimit të raketave bërthamore taktike. 

Maria Zaharova deklaroi edhe se Moska nuk ndërton aleanca ushtarake ose blloqe, përfshirë edhe me Kinën. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR