• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Zafirovski: Propozim-ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhan është një nga më të mirët dhe në interes të qytetarëve tanë

Zafirovski: Propozim-ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhan është një nga më të mirët dhe në interes të qytetarëve tanë

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Propozim-ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhanit është një prej ligjeve më të mira që drejtpërdrejtë ka të bëjë me shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë. Ta mbrojmë popullatën më të rritur, por edhe atë që është më me rëndësi - edhe më të rinjtë, deklaroi sot prof.dr. Oliver Zafirovski, drejtor i Klinkës për pulmologji dhe alergologji në Shkup.

Sipas statistikës, siç theksoi, kufiri për konsumim të duhanit tashmë ka rënë në 12 deri 14 vjeç dhe fëmijë gjithnjë e më të rinj po fillojnë të konsumojnë duhan.

"Ajo që është më e tmerrshme është se gjithnjë e më shumë në modë janë cigaret elektronike. Edhe pse ka propagandë se ato fare nuk janë të dëmshme, përkundrazi, ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë pasoja afatgjate dhe të rënda për mushkëritë e njoma të fëmijëve. Japim mbështetje sepse ky nuk është dënim, por dëshirojmë që drejtpërdrejtë t'i mbrojmë si më të rinjtë ashtu edhe më të moshuarit sepse një prej shkaqeve themelore për paraqitje të karcinomit në mushkëri është nikotina, përkatësisht pirja e duhanit", tha Zafirovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për lënien e duhanit, Zafirovski tha se në Klinikë kanë psikolog dhe tërë ditën punon në nd[rprerjen evarshmërisë bga nikotina.

Drejtori Zafirovski theksoi se edhe mediumet duhet të bëjnë fushatë, në të cilën, siç tha, do të sqarojmë se çfarë do të thotë fillimi i hershëm i varshmërisë nga nikotina, përkatësisht pirja e duhanit, që është shumë e dëmshme.

Drejtpri i Klinikës për pulmologji dhe alergologji tha se dëshirojnë në mësim të ketë së paku një orë në javë për diskutim të tërë asaj që paraqet problem, që është e keqe për shëndetin e tyre dhe të rinjtë të kuptojnë se më mirë është të heqin dorë nga pirja e duhanit.

"Mjaft. Ndaloni. Ka shpresë. Hiqni dorë nga cigaret dhe me të vërtetë do të shihni se më mirë do të jetë", porositi Zafirovski. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR