• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zaev: Majtistët dhe djathtistët e matur kanë përgjegjësi të bëjnë thirrje për veprim të përbashkët, t'i kundërshtojnë qendrat radikale

Zaev: Majtistët dhe djathtistët e matur kanë përgjegjësi të bëjnë thirrje për veprim të përbashkët, t'i kundërshtojnë qendrat radikale
Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Kjo është një kohë lufte mes të maturve dhe radikalëve dhe sa më shpejt lidershipet e majta dhe të djathta të matura dhe qytetarët të njihen me njëri-tjetrin, të bëhen aleatë, aq më shpejt dhe më lehtë do ta shpëtojmë Ballkanin nga shkëndijat e nacionalizmit, të cilat herë pas here e mbulojnë edhe Prespën me tym dhe erë të pakëndshme. Të majtët dhe të djathtët e matur kanë përgjegjësinë të bëjnë thirrje për veprim të përbashkët, thuhet në analizën e ish-kryeministrit Zoran Zaev për revistën “Sfidat”, mbi temën “rezistenca e demokracive”.
 
Sipas Zaevit, demokracia nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka një destinacion final ose një rrafshirë të arritur finale. Demokracisë, siç thekson, duhet t'i sigurojmë zhvillim të dhe avancim të vazhdueshëm. 
 
"Të majtët dhe të djathtët e matur kanë përgjegjësi të thërrasin për veprim të bashkuar dhe së bashku duhet të kundërshtojnë qendrat dhe tendencat radikale që bashkohen nga e majta dhe e djathta, duke përdorur metodat më të rrezikshme të manipulimit, duke shkaktuar konflikte dhe përplasje", shkruan Zaev.
 
Ai shton se demokracia duhet të na befasojë me ide të reja, t'i shfrytëzojë institucionet mejnstrim për t'i prekur sa më shumë qytetarë me benefitet e veta, të befasojë me liri të reja të cilat do t'u pëlqejnë shoqërive, dhe jo të konsolidohet me kokën ulur para sulmeve të radikalizmit.
 
"Pyetja është nëse ekziston "demokraci e konsoliduar", pasi nëse mbetet e tillë, e marrim esencën e saj, ndërsa ajo është dinamikë e saj e brendshme për zhvillim të vazhdueshëm. Duke i bashkuar të ndryshmit, demokracia duhet të mbizotërojë mbi radikalët monolitë", shkruan Zaev në analizë.
 
Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR