• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zaev: Ballkani i Hapur është qëllimi jonë i përbashkët drejt progresit dhe të ardhmes më të mirë

Zaev: Ballkani i Hapur është qëllimi jonë i përbashkët drejt progresit dhe të ardhmes më të mirë
Shkup, 4 nëntor 2022 (MIA) - Iniciativa Ballkani i Hapur duhet të jetë model edhe për vendet tjera, pasi promovon dhe afirmon besimin si formë e sinqertë e gjetjes së rrugës më të shkurtër drejt progresit dhe të ardhmes më të mirë, deklaroi ish-kryeministri Zoran Zaev në Samitin e gazetarëve sportiv të Evropës Juglindore “Sporti për shtetin, shteti për sportin” që u mbajt në Strumicë. Në këtë aktivitet, ish-kryeministri Zaev si dhe kolegu i tij grek Aleksis Cipras morën plaketa ari për kontributin e tyre në promovimin e paqes. Zaevi në fjalimin e tij theksoi se mund të dallojmë në shumë gjëra, por bashkërisht duhet të ecim drejt të ardhmes dhe progresit. “Ballkani i hapur është një mundësi e hapur për bashkëpunim të papenguar shumëpalësh në të gjitha sferat e mundshme. Kështu ndërtohet miqësia, kështu ecet përpara, kështu ruhet dhe përmirësohet paqja”, tha Zaev.

QËNDRONI TË LIDHUR