• e enjte, 04 korrik 2024

Zabërçanec: Në Maqedoninë e Veriut pothuajse ekziston konsensus kombëtar për mbështetje të nismës "Ballkani i hapur"

Zabërçanec: Në Maqedoninë e Veriut pothuajse ekziston konsensus kombëtar për mbështetje të nismës
Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Deri më tani janë publikuar katër sondazhe nga institucionet përkatëse, që tregojnë se 70 për qind e qytetarëve e mbështesin nismën "Ballkani i hapur". Kemi pothuajse konsensus kombëtar dhe nuk ka asnjë politikë tjetër në Maqedoninë e Veriut që të ketë më shumë mbështetje sesa "Ballkani i hapur", deklaroi Marjan Zabërçanec, koordinator kombëtar për nismën "Ballkani i hapur" në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në konferencën "Nisma rajonale në Ballkanin Perëndimor - shanse dhe keqkuptime" e organizuar nga Qendra për Edukim Qytetar - Podgoricë në Mal të Zi. Ai shtoi se nisma tashmë po jep rezultatet e para – mbështetje dhe ndihmë reciproke në përballjen me fatkeqësitë natyrore, si dhe në thjeshtimin e procedurave për eksportin dhe importimin e ushqimeve dhe produkteve të tjera. Gjithashtu, si një nga rezultatet pozitive të "Ballkanit të hapur", Zabërçanec e përmendi vendimin e Qeverisë së Serbisë për lejimin e eksportit të gazit të lëngshëm për spitalet dhe shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR