• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëvendësministri Iseni për vizitë në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

Zëvendësministri Iseni për vizitë në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

Kumanovë, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot ka qëndruar për vizitë pune në SPB Kumanovë dhe prej aty porositi se policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari.

"Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve", thuhet në kumtesë.

Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut i policisë dhe kushdo që tenton ta shkelë atë në çfarëdo mënyre do të parandalohet dhe sanksionohet nga policia dhe do të vihet para drejtësisë. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR