• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendësministri Iseni në prezantimin e projektit hulumtues të OSBE-së ”Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Zëvendësministri Iseni në prezantimin e projektit hulumtues të OSBE-së ”Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA)- Nevoja për të përfshirë një perspektivë rinore në proceset e krijimit dhe sjelljes së politikës është thelbësore për të forcuar demokracinë dhe për të inkurajuar qytetarinë aktive. Ministria e Punëve të Brendshme i trajton fëmijët dhe të rinjtë si një kategori të prekshme në shoqëri në përputhje me fushën e punëve, dhe në përputhje me rrethanat, përmes njësive organizative, ajo merr masa dhe aktivitete për parandalimin dhe mbrojtjen, arsimin dhe vetëdijen për rreziqet që është e ekspozuar kjo kategori e popullatës.

Këtë mes tjerash e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në fjalimin e tij të sotëm në prezantimin e hulumtimit të të rinjve dhe sigurisë me titull "Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut" e cila në periudhën e kaluar është realizuar nga Misioni i OSBE -së në Shkup, ndërsa sot u prezantua para audiencës më të gjerë me fjalë hyrëse nga kreu i Misionit të OSBE -së në RMV, ambasadori Kilian Uall.

Duke iu referuar sfidave dhe kërcënimeve më të zakonshme në të cilat është e ekspozuar sot popullata e re, siç janë dhuna, bulizimi, sulme në internet dhe format e tjera të krimit, zëvendësministri Iseni në fjalimin e tij theksoi masat dhe aktivitetet programore të MPB -së për sa i përket zbulimit të hershëm dhe parandalimit. 

"Si pjesë e qasjes sistematike për zgjidhjen e dhunës së moshatarëve në shkolla, në mënyrë të vazhdueshme zbatohen masa dhe aktivitete projektuese të cilat në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, por edhe me institucione tjera, kurse përmes autoriteteve të shkollës realizohen gjatë vitit shkollor. Këto aktivitete trajtojnë problemet aktuale të sigurisë dhe rreziqet që fëmijët dhe të rinjtë që mund të ekspozohen në jetën e tyre të përditshme", tha Iseni.

Zëvendësministri Iseni në panel diskutimin theksoi se "e vetmja mënyrë për t'u marrë me të gjitha sfidat negative është të ktheheni në vlerat origjinale të njeriut, dhe të përpiqeni t'i mbrojmë ato vlera përmes një përgjigje të përbashkët, kryesisht përmes ndërmarrjes së hapave të koordinuar të mëtutjeshëm. Kërcënimeve komplekse duhet t’u përgjigjemi me një qasje komplekse, duke ndërtuar dhe duke rritur bashkëpunimin dhe besimin e menjëhershëm, përmes një qasjeje institucionale ndërshtetërore të nivelit strategjik, operacional dhe taktik”.

Ndryshe, në këtë ngjarje janë paraqitur të dhënat paraprake, konkluzionet dhe rekomandimet strategjike që rrjedhin nga hulumtimi i organizuar dhe i mbështetur nga Misioni i OSBE -së në Shkup. Në mënyrë të veçantë, hulumtimi u përqendrua në perceptimin e të rinjve për mbrojtjen  dhe sigurinë, pjesëmarrjen në proceset formale dhe joformale të paqes, dhunën midis të rinjve, statusin e agjendës për rininë dhe sigurinë e çështjeve për kundërshtimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në vend, si dhe përjashtimit dhe margjinalizimit të të gjitha niveleve.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR