• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zëvendësministrat e Shëndetësisë në marrje në pyetje para Komisionit anketues për onkologjinë

Zëvendësministrat e Shëndetësisë në marrje në pyetje para Komisionit anketues për onkologjinë

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani sot para anëtarëve të Komisionit anketues për skandalin në Klinikën e Onkologjisë theksoi se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë, pasi ai si zëvendësministër kishte kompetenca të kufizuara.

Funksionin zëvendësministër të Shëndetësisë Hasani e ka mbajtuar në periudhën nga shtatori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021, kur dha dorëheqje për, siç tha atëherë, arsye morale, pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës.

"Në bazë të Ligjit për Qeverinë, kompetencat e zëvendësministrit nuk janë limituara por janë të kufiziara në bazë të vullnetit, dëshirës dhe nënshkrimit të ministrit. Unë jam një nga zëvendësministrat që në asnjë moment nuk kam pasur autorizim, as verbalisht, as me shkrim nga ministri. Nga aspekti administrativ, tek unë nuk kanë mbërritur jo vetëm zgjidhjet, vendimet, por edhe informacionet dhe raportet nga Klinika. Ministri as në mënyrë verbale në kohën kur isha zëvendëskryeministër nuk më ka dhënë detyra dhe përgjegjësi për punë në atë periudhë", tha Hasani. Ai iu përgjigjë pyetjes së parashtuar të kryetares së Komisionit anketues për Onkologjinë dhe deputetës së VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi që ta sqarojë procesin e prokurorimit të barnave, shpërndarjen nëpër klinika dhe shpërndarjen nga klinika te pacientët.

Hasani theksoi se duhet të ndryshohet Ligji për Qeverinë dhe të largohen zëvendësministrat, sepse ata, siç tha, nuk duhet vetëm formalisht të veprojnë në Qeveri, por duhet të përcaktohen përgjegjësitë e tyre si zëvendësministra. Shprehu bindjen se me këtë skandal do të zbardhen dhe do të dalin në dritë fajtorët e vëtetë.

Jam i sigurt, shtoi ai, se fajtorët do të ulet në bankën e të akuzuarve duke vënë në dukje se mundësitë e tij për të vepruar si zëvendësministër ishin të pamundura.

Ai shprehu shpresën se Komisioni anketues duhet të dalë me fakte, argumente, propozime për përgjegjësi politike.

Seanca vazhdon me parashtrimin e pytjeve nga anëtarët e Komisionit anketues për Onkologjinë drejtuar ish-zëvendësministrit dhe aktual të Shëndetësisë, Vladimir Rendeski dhe Maja Manoleva.

Deri më tani para Komisionit anketues, i cili duhet të përcaktojë përgjegjësi politike për skandalin me terapinë në Onkologji, folën edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Bekim Sali, ministri aktuar i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ish drejtorat dhe aktual të Fondit për sigurime shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Magdalena Grashkovska.

Vendimi për formimin e Komisionit anketues është marrë më 20 shtator, pasi pas akuzave për keqpërdorim të barnave në këtë klinikë, Prokuroria Publike ka hapur procedurë para-hetimore.

Akuzat për keqpërdorim të barnave në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash. ls/

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR