• e martë, 24 dhjetor 2024

Zëvendësministër i ri i Kulturës është Onur Ali

Zëvendësministër i ri i Kulturës është Onur Ali

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Zëvendësministër i ri i Kulturës është Onur Ali i cili vjen nga radhët e partisë së Skender Rexhepit. 

Ai në një publikim në "Fejsbuk" i dërgoi falënderime kryetarit të partisë dhe anëtarësisë të cilët i dhanë mbështetje dhe besim që të jetë pjesë e Qeverisë. 

"Nga sot me propozim të Lëvizjes Populli dhe me vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u emërova zëvendësministër i Kulturës. Dua të shpreh falënderim kryetarit të Lëvizjes Populli Skender Rexhepi - Zejdi, anëtarësisë së ngushtë dhe të gjithë atyre që ma dhanë mbështetjen dhe besimin që ti përfaqësoj vlerat dhe programin partiak në ekzekutivin e Qeverisë. Zotohem që do ti qëndroj besnik ndershmërisë dhe vlerave të Lëvizjes sonë dhe detyrën do ta kryej me shumë kujdes, duke qenë i hapur për të gjithë qytetarët në përgjithësi me shërbime profesionale", shkruan në publikimin në "Fejsbuk". fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR