• e premte, 27 dhjetor 2024

Zëvendëskryetarja e LSDM-së në takim me zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së

Zëvendëskryetarja e LSDM-së në takim me zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) – Zëvendëskryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska sot sëbashku me kryetarin e Rinisë Socialdemokrate Marko Mihailloski u takua me zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së në Shkup Xhef Golldstajn. Nga LSDM informojnë se Llukarevska theksoi se LSDM-ja përmes Qeverisë që e udhëheq mbetët e përkushtuar procesit të reformave, por edhe të politikave që avancojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe sigurojnë mbështetje në kohën e krizës ekonomike dhe energjetike. “Në periudhën e kaluar realizuan seri të re të masave për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Të gjitha institucionet kompetente janë të përkushtuara për tejkalimin e pasojave të krizave energjetike dhe ekonomike. Për këtë, është papërgjegjësi kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme, tani nuk është koha për zgjedhje po për zgjidhje të krizave”, porositi Llukarevska. Ajo shprehu falënderim deri te OSBE-ja për mbështetjen e deritanishme që kjo organizatë ka dhënë për Maqedoninë e Veriut si dhe në procesin e reformave ashtu edhe në përgatitjet për kryesimin me këtë organizatë që shteti jonë do ta merr në vitin 2023. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR