• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Mariçiq nuk pret komplikime shtesë nga Sofja

Zëvendëskryeministri Mariçiq nuk pret komplikime shtesë nga Sofja

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Nëse e përfundojmë detyrën tonë siç duhet dhe në pajtim me atë që është shkruar në dokumente, mendoj se nuk duhet të presim kurfarë komplikime shtesë nga Bullgaria. Përkundrazi, mendoj se interes i kësaj Qeverie bullgare është të përfundojnë obligimet sa më parë dhe të vazhdojmë më tutje, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pas brifingut me gazetarët.

Komunikimet e deritanishme me Qeverinë Bullgare, vlerësoi Mariçiq nuk udhëzojnë në atë se ka çfarëdo lloj qëllimi të keq apo çfarëdo lloj imponimi për diçka më tepër se ajo që është shkruar në kornizën negociuese, në konkludimet e Këshillit dhe në protokollin të cilin e në[nshkraun dy qeveritë tona dhe unë jam i bindur, thotë, se ashtu duhet të mbetet.

"Mendoj se nëse arrijmë t'i përfundojmë detyrat tona dhe obligimet tona Bullgaria nuk do të ketë kredibilitet të nxjerrë arsye shtesë për çfarëdo lloj bllokimi dhe pres, nëse kjo, mos dhashtë Zoti të ndodhë të ketë presion të fuqishëm nga shtetet e tjera anëtare të inicojnë çfarëdo lloj çështje të tjera në tryezë. Dhe prandaj  mendoj se Bullgaria e kupton atë, por mendoj se edhe vullneti i mirë nga ana bullgare të mos ketë çështje shtesë të cialt do ta ngadalësojnë këtë proces", deklaroi Mariçiq pas brifingut me gazetarë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR