• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zëvendëskryeministri Mariçiq e priti kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar

Zëvendëskryeministri Mariçiq e priti kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq e priti kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili sot pasdite ndodhet për vizitë në vend.

"Sot i dëshirova mirëseardhje në Shkup kryeminsitrit të Irlandës, Leo Varadkar. Kryeministri Varadkar ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, që është pjesë e vizitave në tre vendet e rajonit,  kandidate për anëtarësim në BE. Vizita e tij në Ballkanin Perëndimor vjen në kohë kur vazhdojnë negociatat për zgjerim të BE-së", kumtoi Mariçiq, duke e vlerësuar vizitës si sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonti dhe shtetit.

Në shkresën drejt mediumeve nga Sekretariati për çështje evropiane )SÇE), Mariçiq kumton se në takimet bilaterale me kryeministrin irlandez Varadkar do të bisedohet për "çështjet lokale dhe rajonale të sigurisë", si dhe për proceset që janë në rrjedhë për anëtarësim në BE.

"Temë e bisedës do të jenë reformat e nevojshme për hyrje në BE, 'sfidat e Ballkanit Perëndimor', luftërat në Ukrainë dhe Gazë janë pjesë e temave për të cilat do të bisedohet edhe në tkaimet bilaterale, si dhe zbatimi i përvojës dhe njohurisë për atë se si më shpejtë të arrijmë drejt BE-së", ceket në kumteësn e SÇE-së.

Përveç me zëvendëskryeministrin Mariçiq, kryeministri irlandez duhet të tkaohet me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, pas çka është planifikuar edhe konferencë e përbashkët për shtyp. Kryeministri irlandez do të realizojë takim edhe me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. ab/

Foto: Sekretariati për Çështje Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR