• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) -Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, është pritur sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në takim, siç kumtuan nga MMJPH-ja, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç' rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjërimit të vazhdueshëm.

"Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç është edhe Koridori 8.Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Mexhiti, nënvizohet në kumtesën.

Ai shtoi se tjetër temë kyçe e diskutimeve ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike. ls/

Foto: MMJPH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR