• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti takoi ambasadorin e ri të Francës, Le Rigoler

Zëvendëskryeministri i Parë  Mexhiti takoi ambasadorin e ri të Francës, Le Rigoler

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Shkup, Kristof Le Rigoler.

Siç informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, gjatë takimit Mexhiti dhe Le Rigoler konstatuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkelqyera, me mundësi të thellimit të tyre të metejmë, si në plan bilateral ashtu edhe përmes bashkëpunimit me Bashkimin Europian. 

 Temë e takimit ishte  Integrimi në Bashkimin Europian, shfrytëzimi i fondeve IPA dhe zbatimi i Programit operativ sektorial për mjedisin dhe veprimin për klimën, në kuadër të Programit IPA II deri në fund të vitit 2026.

 

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti tha se Ministiria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor synon ngritjen e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza, dhe se kompanitë franceze janë të mirëseardhura të marrin pjesë në këtë proces veçanërisht të rëndësishëm për vendin tonë, theksohet në kumtesë. 

 Në takim u konstatua se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit - FAR janë duke u realizuar projekte në në nivel qëndror dhe atë local në komuna të ndryshme.

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR