• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti për vizitë pune në Vjenë

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti për vizitë pune në Vjenë

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ka udhëtuar për vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili do të mbahet më 12 dhjetor.

Në këtë takim vjetor, ku Mexhiti merr pjesë së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me vendosjen e ardhshme të obligimeve shtesë legjislative në fushën e menaxhimit të ujërave, habitateve dhe shpendëve të egër (amendamentet e vitit 2009 në direktivën e BE-së), si dhe një diskutim për përmirësimin e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin.

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese:  Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë, dhe qëllimi kryesor është afrimi i palëve kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe zgjerimin gradual të ligjit të BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën.

QËNDRONI TË LIDHUR