• e martë, 27 gusht 2024

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për vizitë në Republikën e Shqipërisë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për vizitë në Republikën e Shqipërisë

 Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  Izet Mexhiti sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.

 Siç bënë të ditur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë zëvendëskryeministri i parë  Mexhiti do të ketë takime me Presidentin Bajram Begaj, me kryeministrin Edi Rama dhe  ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme  Igli Hasani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që mbahet nga 26 deri 28 gusht. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR