• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të "Wine Vision – Open Balkan" realizoi takim me Mlladenovska - Jelenkoviq nga "Wines of Macedonia"

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviq ka realizuar një takim pune me Elena Mlladenovska-Jelenkoviq, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës "Verëra nga Maqedonia".

Të dy bashkëbiseduesit gjatë këtij takimi dhe në prag të organizimit të tretë me radhë të "Wine Vision - Open Balkan" i cili do të mbahet nga data 22 deri më 24 Nëntor në Panairin e Beogradit, biseduan për prezantimin e ekspozuesve vendas në këtë panair si dhe për promovimin e industrisë së verërave në rajon me qëllim të prezantimit dhe integrimit të suksesshëm të verërave nga Maqedonia dhe rajoni në ekonominë globale dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, në takim u bisedua edhe për potencialin e industrisë së verërave në Maqedoni si dhe për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendor.

Ndryshe, në kuadër të "Wine Vision - Open Balkan", panair i verërave, ushqimit dhe turizmit i cili mbahet në kuadër të platformës së njohur për paqe Open Balkan, do të marrin pjesë më shumë se 80 ekspozues dhe do të prezantohen kantinat e verërave dhe distilerive maqedonase.

"Wine Vision - Open Balkan" është një mundësi e shkëlqyer për prezantim, promovim, por edhe për lidhjen e rajonit në aspektin e shkëmbimit të prodhimeve, andaj për këtë qëllim zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq dhe Mladenovska - Jelenkoviq u pajtuan që pjesëmarrja e përbashkët e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor është e rëndësishme, në mënyrë që prezantimi i suksesshëm të kontribuojë në masë të madhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit. Duke pasur parasysh se ne jemi lider në prodhimin e verërave, kurse industria e verërave është një ambasador i vërtetë i shtetit dhe me eksporte totale prej 50 milionë euro në vit kontribuon në bruto prodhimin vendor, kjo mbështetje është e nevojshme, domethënë është e rëndësishme për të diskutuar rreth zhvillimit të saj.

QËNDRONI TË LIDHUR