• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zëvendëskryeministri Bytyqi takoi ambasadorin e sapoemëruar lituanez Borisovas

Zëvendëskryeministri Bytyqi takoi ambasadorin e sapoemëruar lituanez Borisovas

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka takuar sot Eduardas Borisovas, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Lituanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Zagreb.

Siç njofton Pres shërbimi qeveritar, ambasadori i sapoemëruar Borisovas e ka informuar zëvendëskryeministrin Bytyqi për rrugën e integrimit evropian të Lituanisë dhe përvojën e saj pozitive me këtë proces, para së gjithash në fushën e ekonomisë e cila nga bashkëbiseduesit u vlerësua si një përvojë që mund të përdoret gjithashtu edhe për proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Nga të dyja palët në takim u tha se marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet Lituanisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jenë bazë për hapjen e një epoke të re në marrëdhëniet ndërmjet vendeve në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, avancimit të shkëmbimit tregtar dhe rritjes së besimit mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Energjetika, me theks të veçantë në kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë, teknologjitë inovative dhe industria e TIK-ut u vlerësuan si sektorë në të cilët ka mundësi të mira dhe reale për thellimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR