• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Bytyqi realizoi takim me ambasadoren e re gjermane

Zëvendëskryeministri Bytyqi realizoi takim me ambasadoren e re gjermane

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Zëvendëskryeministri, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, i uroi mirëseardhje ambasadores së re, duke i uruar suksese në punën e saj dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të frytshëm, veçanërisht nga fakti se në Maqedoninë e Veriut punojnë më shumë se 200 kompani me kapital gjerman, të cilat punësojnë rreth 20.000 persona, gjë që i bën investitorët gjermanë shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë.

Ambasadorja Dreksler, nga ana e saj, theksoi se pret mundësinë që përmes angazhimit të saj të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, por edhe bashkëpunimin në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët për Gjermaninë dhe Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në energjetikë, infrastrukturë dhe investime në sektorin e përpunimit.

Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar, me një nivel të tregtisë mbi pesë miliardë euro në mallra dhe shërbime. bsh/

Foto: Qeveria e Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR