• e martë, 24 dhjetor 2024

Zëvendës kryeministri Grubi u distancua nga çfarëdo ndikimi për zgjedhjen e nënrealiuzesve të "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d

Zëvendës kryeministri Grubi u distancua nga çfarëdo ndikimi për zgjedhjen e nënrealiuzesve të

Gostivar, 12 shtator 2023 (MIA) - As Qeveria, e as ndonjë parti politike ose ministër nuk guxon, nuk i lejon vetes dhe nuk ka të drejtë dhe kurrfarë mundësie të ndikojë ndaj zgjedhjes së nënrealizuesve të konzorciumit "Behtel dhe Enka", është decid zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, duke iu përgjigjur pyetjes, nëse ndërmarrja Eurovia, donator i madh i BDI-së, është zgjedhur për nënrealizuese.

"Absolutisht distancohem, procedurat e tyre, madje janë edhe më të vështira nga procedura tona të parapara me Ligjin tonë për furnizime publike për zgjedhje të nënrealizuesve. Përgjegjësia është e tyre që ta ndërtojnë rrugën dhe kë do të zgjedhin. Për këtë, çka nëse nuk e ndërtojnë rrugën në afatin e paraparë në marrëveshje, ata në të vërtetë bartin përgjegjësi për këtë çështje dhe për të gjithë nënrealizuesit dhe për të gjithë që do t'i zgjedhin si partnerë në ndërtimin", tha Grubi në fillimin e sotëm të punëve ndërtimore të Korridorit 8, pjesa Gostivar - Bukojçan.

Në pyetjen e gazetarëve se sipas raportit të Komisionit antikorrupsion, dhurata nga Eurovia është në kundërshtim me ligjin, si do të arsyetohen para Ministrisë së Drejtësisë, Grubi me përgjigje se nëse ka çfarëdo dyshime nga ana e prokurorive, Komisioni antikorrupsion, të veprojë në pajtim me ligjet, pasi, siç tha, i repsektojnë ligjet dhe vendimet e institucioneve.

"Të ndihmojmë në ndërtimin e kredibilitetit të institucioneve, që të besojmë në vendimet e tyre edhe më tej", tha Grubi.

I pyetur nëse po përgatitet me procedurë të shpejtë Ligj i ri për amnisti, me të cilin do të amnistohen 30 për qind nga personat e dënuar, Grubi thotë se sot në seancë të Qeverisë nuk ka pasur Ligj të tillë.

"Unë vij nga seanca e Qeverisë, ndërsa ka pasur paralajmërim nga ministri i Drejtësisë që për shkak të mbingarkesës së burgjeve, të parashtrohet Ligji për amnisti, por ende nuk u parashtrua në kurrfarë procedure qeveritare që të mund të merret vendim për tekstin e ligjit", tha Grubi.

Lidhur me ndryshimet e Kodit penal, me të cilin një pjesë e madhe e paraqitjeve për funksionarë të mëparshëm dhe aktualë, mes të cilëve edhe për kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, do të vjetërsohen, Grubi thotë se ndryshimet janë në pajtim me legjislaturën evropiane.

"Ndryshimet e Kodit penal janë në harmonizim të plotë me Legjislaturën e Bashkimit Evropian dhe kjo u pasqyrua në tabelat korrespondente dhe në asnjë rast nuk do të thotë amnisti, as nuk parashikojnë amnisti, as dikujt do t'i ndihmojnë, e së paku zotëri Gruevskit, për të cilin flitet se mund të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut", tha Grubi.

Ai potencoi se ndryshimet në Kodin penal nuk i ndihmojnë askujt, që u akuzua nga Prokuroria speciale publike, ose, siç thotë, nga cilido tjetër.

"Kjo vepër penale nuk ekziston as në Gjermani, në shumë vende të BE-së janë shumë më të vogla dënimet se sa në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë shkak i harmonizojmë me standardet evropiane dhe nuk do të thotë se bëhen për këtë apo për atë. Por, thjeshtë harmonizim me politikat evropiane", tha Grubi. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR