• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit në gjuhën arabe dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve me luftën në Gazë

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit në gjuhën arabe dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve me luftën në Gazë

Uashington, 26 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit në gjuhën arabe, Hala Rarit dha dorëheqje për shkak të kundërshtimit të politikave të Uashingtonit për luftën në Gazë, që është, së paku, dorëheqja e tretë në Departamentin e Shtetit për arsyen e njejtë.

Rarit shërbeu edhe si zëvendësdrejtoreshë e Qendrës mediatike rajonale në Dubai dhe iu bashkua Departamentit të Shtetit para pothuajse dy dekadave si oficere për të drejta politike dhe të njeriut, sipas ueb-faqes së Departamentit të Shtetit.

"Dhashë dorëheqje në prill, pas 18 viteve punë sepse e kundërshtoj politikën amerikane në Gazë", shkroi Rarit në platformën LinkdIn.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler deklaroi se Departamenti i Shtetit ka kanale përmes të cilave të punësuarit mund ta thonë mendimin e vet kur nuk pajtohen me poltikat qeveritare, transmetojnë mediumet britanike.

Pothuajse një muaj më parë, Anel Shejlin nga byroja për të drejta të njeriut e Departamentit të Shtetit, kumtoi se jep dorëheqje, ndërsa funksionari Xhosh Pol dha dorëheqje në tetor.

Funksionari i lartë në Ministrinë amerikane të Arsimit, Tarik Habash, i cili është palestinezo-amerikan, dha dorëheqje në janar.

SHBA-ja është nën kritika të shtuara në nivel ndërkombëtar dhe nga grupet për të drejta të njeriut për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin në kushte të agresionit izraelit ndaj Gazës, i cili vrau dhjetëra mijë dhe shkaktoi krizë humanitare në enklavë.

Në nëntor, mbi një mijë funskionarë të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), e cila është pjesë e Departamentit të Shtetit, nënshkruan letër të hapur në të cilën bëjnë thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit. Lufta në Gazë, gjithashtu, shkaktoi diskurs publik dhe demonstrata kundër luftës në SHBA, aleatja më e rëndësishme e Izraelit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR