• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhulian Smit për MIA-n: NATO në Samitin në Uashington do të promovojë politika të reja për sigurinë kibernetike

Xhulian Smit për MIA-n: NATO në Samitin në Uashington do të promovojë politika të reja për sigurinë kibernetike

Bruksel, 14 qershor 2024 (MIA) - Në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik do të promovojmë politika të reja lidhur me sigurinë kibernetike e cila që nga viti 2016 llogaritet si domen i ri dhe gjatë çdo lloj sulmi kibernetik mund të zbatohet neni 5 i Marrëveshjes bazë të Paktit i cili parasheh mbrojtje kolektive, thotë përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Aleancë, Xhulian Smit në intervistën për MIA-n.

Ajo thekson se anëtaret e NATO-s pre disa vitesh kanë diskutuar përvojat dhe politikat e tyre për parandalimin ose luftën me sulmet kibernetike dhe pas vlerësimit të problemit, tani punohet në krijimin e mjeteve për t'i pajisur më mirë aleatët me ekspertizën e tyre, ndërsa diskutohet gjithashtu me vendet mike si Japonia dhe Koreja e Jugut rreth strategjive të tyre kombëtare të sigurisë kibernetike.

"Siguria kibernetike mbetet karakteristikë kyçe e punës sonë brenda Aleancës. Shikoni me vëmendje Samitin, mendoj se do të shihni katër ose pesë politika të reja. Dhe sigurisht Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga ato politika dhe do të kontribuojë me ekspertizën e saj në kuadër të Aleancës”, thekson Smit.

Lidhur me mbështetjen e anëtareve të NATO-s për Ukrainën, Smit thotë se SHBA beson se shumica e vendeve po bëjnë gjithçka që munden për ta ndihmuar vendin.

"Të filloj me atë duke falënderuar Maqedoninë e Veriut për kontributin e saj të rëndësishëm për forcat ukrainase. Ky kontribut është i një rëndësie të madhe dhe mirëpresim gjithçka që Maqedonia e Veriut ka bërë dhe vazhdon të bëjë për popullin e Ukrainës", thekson Smit duke shtuar se anëtaret e Aleancës duhet të jenë rezistues dhe të vazhdojnë të gjejnë resurse shtesë financiare ose kapacitete që mund të dërgojnë në Ukrainë në mënyrë që të mund të dëbojë Rusinë nga territori i saj.

Në intervistën Smit madje flet edhe për zgjedhjen e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s, ndarjet e anëtarëve për shpenzimet e mbrojtjes, përkushtimin amerikan ndaj Aleancës dhe idetë për mbrojtje të përforcuar të përbashkët evropiane.

Video intervistën e plotë me ambasadoren amerikane Smit, MIA do ta publikojë nesër.

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR