• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xholev: Duhej pasur kujdes për kohën e ndryshimeve në Kodin penal

Xholev: Duhej pasur kujdes për kohën e ndryshimeve në Kodin penal

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Ajo që ne po analizojmë është se duhet të kihet kujdes në kohën kur ato ndryshime duhet të ndodhin. A është koha e duhur, nuk e di. Megjithatë, koha për shumë gjëra është e rëndësishme, përndryshe mund të jenë kundërproduktive, deklaroi kryetari i Gjykatës Themelore Penale - Shkup, Ivan Xholev lidhur me ndryshimet në Kodin penal. 

Në brifingun e sotëm me gazetarë, Xholev theksoi se ka pasur shumë lëndë të vjetëruara të cilat ishin në fazën përfundimtare. 

"Nëse bëhet fjalë për harmonizimin me BE-në, atëherë koha është shumë e rëndësishme. Në këtë rast ka pasur shumë lëndë të vjetruara që kanë qenë në fazën përfundimtare, a është dashur të pritej, nuk e di", tha ai.

Nga këshilli prej pesë anëtarësh tashmë do të veprojë një gjyqtar individual i cili do ta lehtësojë shumë punën e gjykatës, sepse vetë gjyqtari do të mund të japë më shumë dinamikë, të caktoj më shumë seanca. Nuk do të duhet të organizohet në mënyrë shtesë, të sigurojë gjyqtarë porotë apo gjyqtarë të tjerë", tha ai.

Sipas statistikave të nxjerra nga AKMIS për të gjitha lëndët aktive sipas paragrafit 3 dhe 5 të nenit 353 “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të cilën e bëri të ditur Penalja në brifingun e sotëm, janë 36 lëndë për 197 persona dhe sa prej tyre do të skadojnë varet nga rikualifikimi që duhet të bëjë prokurori.

Nga të gjitha lëndët e PSP-së, siç shtuan, gjithsej 21, të gjitha që fillojnë me shkronjën T, plus “Dhuna në Komunën Qendër”, 3 janë ende në gjykim.

Ata shtojnë se për asnjërën nga rastet nuk ka asnjë vendim meritor, por kthehen për rigjykim dhe apelojnë që të mos drejtohet gishti drejt drejtësisë për faktin se disa prej çështjeve janë të vjetruara, pasi sipas tyre, shkaku nuk është gjyqësori.

Sipas Penales, nëse Apeli do të kishte vepruar në mënyrë meritore, tani nuk do të flisnim për këto lëndë.

"Apelojmë për vendim meritor të Gjykatës së Apelit", thonë nga atje. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR