• e enjte, 28 nëntor 2024

Xhoana me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës: NATO rreshtohet me Ukrainën në luftën për mbijetesë dhe liri

Xhoana me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës: NATO rreshtohet me Ukrainën në luftën për mbijetesë dhe liri

Bruksel, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin ka menduar se do ta marrë pavarësinë e Ukrainës, por nuk mund ta bëjë atë sepse udhëheqësia ukrainase, forcat e armatosura dhe i gjithë populli ukrainas demonstrojnë një vendosmëri të jashtëzakonshme çdo ditë, qëndresë dhe guxim me të cilin frymëzojnë mbarë botën, porositi zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana në urimin me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës.

"Sot po festoni Ditën e pavarësisë dhe ju vazhdoni të luftoni ashpër për atë pavarësi. Të gjithë aleatët e NATO-s qëndrojnë me ju në këtë luftë për mbijetesën dhe lirinë e vendit tuaj", theksoi Xhoana në mesazhin për ukrainasit.

Siç njofton raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, ai theksoi se NATO-ja është e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe se vendi mund të llogarisë që Aleanca të jetë pranë saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, sot është dita me të cilën krenohen të gjithë ukrainasit, kur festojnë pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

"Me padurim pres kohën kur do të festojmë fitoren tuaj ndaj agresionit rus dhe lirinë tuaj. Në ditën e pavarësisë, ju uroj të gjithëve forcë dhe suksese në të ardhmen. Lavdi Ukrainës!”, ka shtuar në urim Xhoana. qa/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR