• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhimi Karter në 100 vjetorin e lindjes realizoi të drejtën e tij të votës, duke votuar për Kamala Harris

Xhimi Karter në 100 vjetorin e lindjes realizoi të drejtën e tij të votës, duke votuar për Kamala Harris

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - Xhimi Karter, ish presidenti i gjallë më i vjetër i SHBA-së dhe i vetmi i cili e ka përjetuar ditëlindjen e 100-të, dje e dha votën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, në shtetin e tij amë, Xhorxhia. 

Sipas raporteve të shumë mediave amerikane, fletvotimi është lënë në një kuti postare në gjykatën në qytetin Amerikus, ndërsa këtë e ka konfirmuar Qendra Karter.

Ish presidenti i ka thënë familjes së tij se është më shumë se i interesuar të votojë për nënpresidenten Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike, se sa ta festojë ditëlindjen e tij të 100-të, raporton gazeta "Atlanta Xhërnal-Konstitushën". 

Karter, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, deklaroi se ka një dëshirë të fundit, e ajo është që të votojë për Harisin në zgjedhjet e 5 nëntorit. 

Votimi i hershëm në Xhorxhi filloi të martën me pjesëmarrje rekorde në ditën e parë, sipas zyrtarëve zgjedhorë.

Harris po bën një garë të ngushtë kundër rivalit të tij republikan, ish-presidentit Donald Tramp. Presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden, fitoi në Xhorxhia në vitin 2020, por vetëm me diçka më pak se 12,000 vota.

Xhorxhia është një nga shtatet e pakta të ashtuquajtura “suing”, që konsiderohen kyçe në zgjedhje sipas komentuesve. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR