• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhenifer Lopezi parashtroi kërkesë për ndarje

Xhenifer Lopezi parashtroi kërkesë për ndarje

Los Anxhelos, 21 gusht 2024 (MIA) - Këngëtarja dhe aktorja amerikane Xhenifer Lopez ka bërë kërkesë për ndarje nga aktori Ben Aflek, pas dy vitesh martesë. Kërkesa u parashtrua dje në Gjykatën Supreme të Qarkut të Los Anxhelosit, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga "Bi-Bi-Si".

Në dokument bëhet e ditur se të dyja palët janë të detyruara të ndajnë informacione financiare, siç janë të ardhurat, shpenzimet, borxhet. 

Lopez dhe Aflek u takuan në xhirimet e një filmi në vitin 2003 dhe planifikuan të martoheshin, por e ndërprenë fejesën vitin e ardhshëm dhe u martuan gati 20 vjet më vonë. Ndërkohë, Aflek ishte i martuar me aktoren Xhennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë dhe për Lopez kjo ishte martesa e katërt. Këngëtarja latino-amerikane ka dy fëmijë nga martesa me këngëtarin Mark Antoni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR