• e martë, 24 dhjetor 2024

Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e re e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve pjesëtarë të komuniteteve

Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e re e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve pjesëtarë të komuniteteve

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Gjykatësja Xheneta Bektoviq është zgjedhur anëtare e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve - pjesëtarë të komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind nga popullata e vendit. Bektoviq vjen nga Gjykata themelore penale Shkup dhe ishte kandidatja e vetme.

Sipas Komisionit për zbatim të zgjedhjeve të anëtarit të Këshillit gjyqësor, në pajtim me rezultatet e mbledhura në bazë të procesverbaleve nga këshillat zgjedhorë, Xheneta Bektoviq mori gjithsej 287 vota.

Kryetarja e Komisionit, gjykatësja Emilia Shopar Jovanova informoi se dalja në zgjedhjet e sotme ishte 87 për qind, përkatësisht nga gjithsej 365 të regjistruar në regjistrin zgjedhor gjyqësor, votuan 316. Të pavlefshme ishin 29 fletëvotime, ndërsa 49 nuk ishin përdorur.

Votimi filloi në orën 8 dhe zgjati deri në orën 15 në vendvotimet në të gjitha gjykatat e vendit.

Këshillin gjyqësor e përbëjnë 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjedhen nga radhët e gjykatësve, tre i zgjedhë Kuvendi dhe dy anëtarë janë në propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë pa të drejtë vote janë edhe kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i Drejtësisë. Ata zgjidhen me mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë edhe të një rizgjedhjeje. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR