• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhefri Hovenier: Prishtina në vitin 2013 u zotua për Asociacionin

Xhefri Hovenier: Prishtina në vitin 2013 u zotua për Asociacionin

Prishtinë, 24 maj 2024 (MIA) - Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ka deklaruar se në vitin 2013 Prishtina është zotuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, prandaj dërgimi i draftit për AKSHS-së në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë është hap i domosdoshëm.

"Presim që Kosova të përmbushë të gjitha obligimet e saj. Dhe për Kosovën, sipas nesh, kjo përfshin urgjentisht progres për Asociacionin, pra dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim kushtetues", deklaroi Hovenier për RTK.

Ai theksoi se ekziston draft-statut i Asociacionit, të cilin e ka përgatitur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR