• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Xhaferi sot në takimin me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir ka shprehur mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas, i cili tashmë dy vite lufton guximshëm për lirinë e vet, njoftojnë nga Qeveria. 

Kryeminstri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

"Ukraina ka mbështetjen edhe për aspiratat e saj integruese në aleancat demokratike të shteteve, dhe në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut e mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të", tha Xhaferi.

Njëherazi, Xhaferi theksoi se krahas themelimit të Këshillit NATO-Ukrainë, si anëtare aleate, Maqedonia e Veriut është pjesë e pakos së mbështetjes së zgjeruar politike dhe praktike për Ukrainën, duke vazhduar me mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

Kryeministri Xhaferi konfirmoi se Qeveria është në dispozicion për ndarjen e përvojave në pjesën e integrimit të mëtejshëm të Ukrainës në aleancat demokratike ndërkombëtare.

Ambasadorja Dir ia uroi Kryeministrit Xhaferi marrjen e detyrës dhe shprehu shpresë se do të vazhdojë të manifestojë mbështetjen e njëjtë të fuqishme ndaj Ukrainës edhe në funksionin e ri.

"Ambasadorja falënderoi për gjithë ndihmën e deritanishme të dhënë nga Republika e Maqedonisë së  Veriut për Ukrainën, si edhe për gatishmërinë e shfaqur për vazhdimin e të njëjtës, me ç’rast theksoi se Ukraina e çmon këtë lartë dhe nuk do e harrojë kurrë. Dir e përshëndeti gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për ndarjen e përvojave dhe njohurive në proceset e integrimeve euroatlantike me Ukrainën", kumtojnë nga Qeveria. bsh/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR