• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi ua uroi festën Gjithë shenjtorët besimtarëve katolikë

Xhaferi ua uroi festën Gjithë shenjtorët besimtarëve katolikë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqeodnisë së Veriut, Talat Xhaferi pjesëtarëve të konfesionit katolik në shtet ua iroi festën Gjithë shenjtorët.

"Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj festën e madhe katolike, Gjithë shenjtorët dhe t’ju dëshiroj që të kaloni ditën në paqe shpirtërore, qetësi familjare dhe në kujtim të gjithë atyre që e kanë lëshuar këtë botë dhe i kanë marrë me vete të gjitha kujtimet, çastet e bukura dhe të përbashkëta të lidhjeve familjare, miqësore dhe fqinjësore. Ju uroj që çdo ditë, e sidomos në këtë periudhë përplot sfida për të gjithë ne si edhe për gjithë botën, të ruani besimin dhe shpresën tuaj që t'ju udhëheqin kah mëngjeset më të mira. Le t’ju karakterizojnë modestia, mirësia dhe respekti ndaj tjerëve. Ju dëshiroj të keni shëndet të mirë dhe të pranoni jetën me të gjitha sfidat që i sjell me prirje dhe mirënjohje, si dhurata më e madhe" shkruan në urimin e Xhaferit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR