• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi u takua me delegacionin e Parlamentit danez

Xhaferi u takua me delegacionin e Parlamentit danez

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Evropiane të Parlamentit danez, Nils Fleming Hansen, e ka theksuar marrëdhëniet e deritanishme të mira dhe miqësore mes dy vendeve dhe e theksoi nevojën për intensifikimin e komunikimit të ndërsjellë politik në çdo nivel.

Ai falënderoi për mbështetjen e deritanishme principiele nga ana e Mbretërisë së Danimarkës në rrugën tonë të eurointegrimit dhe anëtarësimit në NATO. E potencoi edhe faktin se parlamenti danez ishte një nga parlamentet e para ndër anëtarët e Bashkimit Evropian që në vitin 2002 e ratifikoi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Po ashtu, edhe një nga parlamentet e para që e ratifikoi Protokollin e aderimit në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi në vazhdim e theksoi edhe rëndësinë e këtij momenti për të filluar me ndryshimet e Kushtetutës, me qëllim që të fillohen negociatat me BE-në, me ç’rast theksoi “ky është momenti kur të gjitha partitë politike në Kuvend duhet ta shohin rëndësinë të vihet deri te një zgjidhje që do na lëvizë përpara drejt BE-së”.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane nga parlamenti danez, Nils Fleming Hansen, falënderoi në emër të gjithë delegacionit për mundësinë e takimit me Xhaferi, me ç’rast e nënvizoi rëndësinë e këtyre takimeve për bashkëpunimin e mëtejmë dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në çdo plan.

"Në diskutim u inkuadruan edhe anëtarët tjerë të delegacionit, me ç’rast në fokusin e interesit të tyre ishte rruga jonë euro integruese, situata me ndryshimet kushtetuese, a shprehën interes edhe për intensitetin e mbështetjes publike që ekziston në vendin tonë në raport me çështjen e integrimit në BE-në", qëndron në kumtesë.

Pres-shërbimi për informim thekson se në takim, të gjithë e shprehën mbështetjen e vet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë të ndihmojnë aq sa munden në aspiratat tona rreth fillimit të negociatave të aderimit me BE-në. mb/

Foto: Kuvendi i RMV

QËNDRONI TË LIDHUR