• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi u takua me anëtarë të Parlamentit Evropian: Zgjedhjet do e përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së Maqedonisë së Veriut

Xhaferi u takua me anëtarë të Parlamentit Evropian: Zgjedhjet do e përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së Maqedonisë së  Veriut

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Kryetari Xhaferi, sot në Qeveri u takua me delegacionin e Parlamentin Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, në takim u potencuan hapat gjithëpërfshirës që u ndërmorën për zhvillimin e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike, korrekte dhe transparente. Kryeministri Xhaferi theksoi se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në një atmosferë të qetë dhe demokratike, dhe se për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjen e deputetëve janë ndërmarrë të gjitha masat që ato të kalojnë në një atmosferë po ashtu të njëjtë.


Kryetari Xhaferi, i njoftoi anëtarët e pranishëm të delegacionit të PE-së se ka zhvilluar takime koordinuese me KSHZ-në, MPB-në dhe Prokurorin Publik, puna e papenguar dhe me efikasitet e të cilëve është me rëndësi thelbësore për procesin zgjedhor.

Siç bëhet e ditur, bashkëbiseduesit në takim ndanë qëndrimin se këto zgjedhje jo vetëm që do të përcaktojnë se kush do të jetë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, por do e  përcaktojnë edhe ardhmërinë dhe kahun e lëvizjes së shtetit. Ата theksuan se Plani i Rritjes është deri tani konfirmimi shumë serioz politik i Bashkimit Evropian dhe plan konkret për integrim efikas evropian të Ballkanit Perëndimoр. 

Xhaferi në takim theksoi se Qeveria është e fokusuar në aktivitetet për realizimin e suksesshëm dhe e miratoi versionin e përditësuar të draft Agjendës reformuese, me masa dhe hapa dhe e njëjta është ndarë me Komisionin Evropian.

"Në takim u theksua se për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi të madhe që mos jenë të kota rezultatet e arritura në vitet paraprake dhe në këtë drejtim, mbështetja e forcave pro-evropiane në vend është me rëndësi të madhe", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR