• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Si Qeveri duhet të kemi informacione për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të institucioneve

Xhaferi: Si Qeveri duhet të kemi informacione për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të institucioneve

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Siguria kombëtare nuk është në ingerenca të Qeverisë, vetëm drejtori është në ingerenca të qeverisë. Megjithatë, në çdo rast si Qeveri duhet ta dijmë edhe të kemi informacione lidhur me çështjen e kompetencave të institucioneve adekuate, porositi kryeministri Talat Xhaferi gjatë mbikëqyrjes së sotme në rikonstruimin e seksionit të autostradës nga Petroveci deri në Kumanovë.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse institucionet tona e kanë ditur se në shtet prodhohet softueri "Predator" për të cilin firma "Sajkros" ka marë sanksione nga SHBA-ja, kryeministri tha se në vazhdim i pranon dhe i ka të gjitha njohuritë, megjithatë, shtoi, për kohën për të cilën flisni tani nuk mund të ju përgjigjem të them po ose jo.

"Në çdo rast nëse prisni që unë pas një muaj ditë tu them se a e kam ditur ose jo, mund tu them se nuk e kam ditur, ndërsa a e kanë ditur institucionet supozoj duke e pasur parasysh kompetencën e tyre dhe detyrën për punë do të duhet të kenë njohuri të tilla dhe do të duhet të veprojnë për njohuritë e tilla", potencoi Xhaferi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR