• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Qeveria ka obligim të zbatojë ligje, për atë shkak janë bërë harmonizimet e koeficientëve

Xhaferi: Qeveria ka obligim të zbatojë ligje, për atë shkak janë bërë harmonizimet e koeficientëve

Çashkë, 20 mars 2024 (MIA) - Ligjet të cilat sillen janë obligim të zbatohen, ndërsa Qeveria ka për obligim të zbatojë ligje. Për atë shkak, harminizimi i koeficientëve të personave të cilët janë në suaza tëkompetencave të Qeverisë janë harmonizuar me zgjidhjet ligjore, thotë kryeministri Talat Xhaferi.

Lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për ulje të koeficientëve për rroga të funksionarëve që të mos ndodhë ajo rritje prej 200 eurove, Xhaferi pas vizitës në SHFK "Todor Janev" në Komunën e Çashkës tha se si kryeministër dhe si Qeveri duhet me vetëdije ta ndjekë logjikën e ligjeve të cilët janë miratuar në Kuvend.

"Në të vërtetë, shtatë vite e kam udhëhequr Kuvendin. Dhe ligjet të cilat miratohen atje janë obligim që duhet zbatuar, ndërsa Qeveria ka për obligim të zbatojë ligje. Dhe ajo që është kompetencë e imja si kryeministër dhe e Qeverisë si institucion është të reagojë në mënyrë adekuate ndaj zgjidhjeve ligjore me kohë në mënyrë që të mos lini hapësirë të vini në situatë në fund të muajit, për shkak të këtyre gjërave formale të mos mund t'i paguani rrogat e të punësuarve. Për atë shkak, do të thotë harmonizim i koeficientëve të personave të cilët janë në suaza, në kompetenca të Qeverisë janë harmonizuar me zgjidhjet ligjore", deklaroi Xhaferi.

Lidhur me paralajmërimet nga Këshilli i prokurorëve publik se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës kushtetuee, Xhaferi, nuk dëshiroi të komentojë.

"Çështja e prokurorisë, gjyqësisë dhe që e parashtroni as nuk dua ta komentoj, as ndërkaq që kam kompetenca të komentoj sepse bëhet fjalë për pushtet të tretë gjyqësor të pavarur për të cilin, çkado që të them unë mund të konsiderohet si ndikim apo intervenim ndaj atij pushteti", deklaroi Xhaferi.

Qeveria dje në mbledhje ssolli vendim me të cilin ulen koeficientët për llogaritje të rrogës së funksionarëve të cilët i emëron Qeveria. Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, me Vendimin, ulen koeficientët e rrogave të funksionarëve të emëruar n[ë Qeveri, koordinuesit nacional dhe funksionarë të tjerë, drejtorët dhe persona të tjerë të emëruar të organeve të pavarura të administratës shstetërore, personat udhëheqës në organizatat drejtuese, agjencitë, fondet dhe persona të tjerë juridik të themeluar me ligje të posaçme, entet ndëshkuese-përmirësuese.

"Bëhet fjalë për harmonizim të koeficientëve të personave të emëruar nga ana e Qeverisë në pajtim me Ligjin për ndryshim të ligjit për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.51/24), që parasheh ndryshim të koeficientëve sipas të cilëve llogaritet rroga e personave të zgjedhur dhe të emëruar", ceket në kumtesë.

Vendimi i miratuar, thonë nga Qeveria, nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë ndaj Buxhetit të shtetit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR