• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

Xhaferi: Qeveria  funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi duke iu referuar ndryshimeve të propozuara në përbërjen e Qeverisë teknike të cilën ai e drejton, theksoi se  Qeveria funksionon plotësisht dhe pa probleme dhe në kuadër të kompetencave.

“Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë,”- tha Kryeministri Talat Xhaferi në intervistën për “Dojçe Vele”.

Siç informojnë sot nga shërbimi qeveritar, Kryeministri Xhaferi, në intervistë, po ashtu ka potencuar se nuk mund të komentojë deklaratat e anëtarëve të Qeverisë në emër të partive dhe si anëtarë të partive, duke theksuar se fokusi i tij primar janë kompetencat që i ka si Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam Kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë”, ishte decid Kryeministri Xhaferi.

 
I pyetur se si është bashkëpunimi me ministrat e opozitës, Kryeministri Xhaferi potencoi se marrëdhënia është e përshtatshme dhe kolegjiale dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se nga cili subjekt vijnë, kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe sigurisht kanë të njëjtin trajtim.

 

“Pavarësisht se në çfarë pozicioni janë përcaktuar, gjegjësisht si pjesë e opozitës kanë hyrë në Qeveri, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, ata janë anëtarë të Qeverisë me të drejta  dhe kompetenca të plota për të zbatuar atë që është puna e Qeverisë”, theksoi Kryeministri  Xhaferi në intervistën për “Dojçe Vele”. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR