• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Pres zbatim të udhërrëfyesve më të rinj për lëvizje të përshpejtuar drejt tregut të brendshëm të përbashkët

Xhaferi: Pres zbatim të udhërrëfyesve më të rinj për lëvizje të përshpejtuar drejt tregut të brendshëm të përbashkët

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Periudhën e kaluar edhe krahas faktit që Maqedonia e Veriut ka qenë në periudhën zgjedhore kemi punuar në mënyrë intensive në finalizimin e axhendës sonë reformuese 2024-2027. Projekt-versioni i fundit i axhendës reformuese i miratuar nga Qeveria është ndarë nga Komisioni Evropian në fillim të majit. Pres zbatim të udhërrëfyesve më të rinj që kanë të bëjnë me lëvizjen e përshpejtuar drejt tregut të brendshëm të përbashkët, por edhe të zbatimit të axhendës reformuese.

Këtë në fjalim e theksoi kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, nën moton "Një rajon, vizion i përbashkët", në panelin 1 "Gjendja në terren dhe planet e ardhshme - plan i ri për rritje".

"Njëherit dua të potencoj edhe dy momente të rëndësishme, të cilat gjithashtu kanë ndodhur pas takimit në Tiranë. I pari ka qenë në fund në prillit kur Maqedonia e Veriut e ka parashtruar aplikacionin e saj për anëtarësim në Rajonin e vetëm evropian pagesor (SEPA). Edhe i dyti, i cili është në lidhje  me nismën për qendra evropiane për inovacione digjitale, gjegjësisht në mars, kemi publikuar thirrje publike, në të cilin kanë aplikuar disa qendra për inovacione digjitale. Këto janë hapa të vegjël por të rëndësishëm, të cilët e konfirmojnë drejtimin e lëvizjes së vendit", tha Xhaferi

Me entuaziazëm dhe përkushtim të këtillë, vazhdoi Xhaferi, pres që të zbatohen udhërrëfyesit më të rinj, që kanë të bëjnë me lëvizjes e përshpejtuar drejt tregut të përbashkët të brendshëm, por edhe zbatimin e axhendës reformuese.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, theksoi se i mbështesim themelet e vendosura në planin e ri aksional për treg të përbashkët.

"Duke marrë parasysh se jemi në periudhë para zgjedhjeve të Qeverisë së re, aktivitetet e hollësishme për të cilat janë kompetent institucionet dikasteriale, fillimisht duhet të etablohen në periudhën që vijon. Këtu dua ta theksoj faktin se që të arrihet plani i ri aksiona për treg të përbashkët rajonal, në të cili punojnë të gjithë, duhet të zhbllokohet puna e CEFTA-s dhe konsideroj se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë përfaqësues të vetin të nivelit më të lartë", theksoi Xhaferi.

Shfaqi shpresë, siç tha, se "kjo udhë e shtruar do të vazhdojë të jetë udhëheqëse edhe për qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR