• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Policia ka kryer hetim, Kërmov duhet ta paguajë dëmin e bërë

Xhaferi: Policia ka kryer hetim, Kërmov duhet ta paguajë dëmin e bërë

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së 131-të dhe votimit të Rregullores së re të Kuvendit mbëmë në sallën plenare pjesëtarët e MPB-së kanë kryer mbikëqyrje të dëmit të bërë në incidentin që e shkaktuan deputetët e të Majtës gjatë debatit të amendamenteve.

- Në Kuvend përsëri është ndërprerë seanca e 131-të në të cilën deputetët deklarohen për amandamentet e parashtruara të deputetëve për Propozim Rregulloren e Kuvendit. Në mesin e tyre janë ed

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për MIA-n sot deklaroi se prokuroria duhet të vazhdojë procedimin, qoftë pas një denoncimi nga policia ose pasi ka dëgjuar se çfarë ka ndodhur në seancë, e cila është transmetuar drejtpërdrejt si në kanalin e Kuvendit ashtu edhe në ueb faqen e Kuvendit.

Sasia e dëmit material do të bëhet e ditur më tej, por Xhaferi thekson se ajo do të duhet të kompensohet nga deputeti i Të Majtës, Borislav Kërmov, i cili e theu monitorin dhe inventarin tjetër në tavolinën e kryesisë në sallën plenare.

"Nëse dikush nga të punësuarit bën dëm në punë, ai e paguan dëmin", thekson Xhaferi dhe shton ashtu duhet të jetë edhe në këtë rast.

Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së seancave plenare në sallën e seancave nga sot deri në riparimin e dëmeve, ato do të mbahen në Sallën e Madhe me kupolë, duke e përfshirë edhe fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

"Duke pasur parasysh se gjatë punimeve të sotme janë shkaktuar dëme materiale dhe është çaktivizuar sistemi i punës, seancat e Kuvendit deri në heqjen e dëmit dhe riparimin e pjesës së dëmtuar do të zhvillohen në sallën me Kupolë. Dhe aty do të mbahet seanca solemne e nesërme", tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas vazhdimit të seancës së 131-të. Plenumi do të rifillojë punën pas kësaj seance sot në orën 11:00.

Deputetët e Të Majtës dje shkaktuan incident gjatë debatit të amendamenteve për Rregulloren e re për punën e Kuvendit. Borisllav Kërmov theu një pjesë të inventarit duke përfshirë edhe monitorin nga tavolina kryesuese dhe duke hedhur fletat e amendamenteve, ndërsa pastaj atij iu bashkangjit edhe Dimitar Apasiev. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR