• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi: Po punojmë në drejtim të barazimit, përmirësimit, mbrojtjes, avancimit dhe vlerësimit të gruas si anëtar i barabartë në shoqëri

Xhaferi: Po punojmë në drejtim të barazimit, përmirësimit, mbrojtjes, avancimit dhe vlerësimit të gruas si anëtar i barabartë në shoqëri

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot kryesoi me   Seancën e parë plenare për avancimin e barazisë gjinore në të cilën shqyrtohej Informacioni për avancimin e çështjeve gjinore në dy dekadat e fundit në vend. Ngjarja u mbajt në 20 vjetorin jubilar të themelimit të Klubit të Deputeteve.

Në seancë, krahas përbërjes së rregullt parlamentare, ishin të ftuara edhe ministret dhe zëvendësministret në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ish ministre dhe deputete në periudhën prej vitit 2003, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare si NDI-ja, OSBE-ja dhe UN Woman. 

Kryetari Xhaferi, në fjalën e vet hyrëse ju uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe e përshëndeti punën dhe sukseset e Klubit të Deputeteve në 20 vitet e kaluara. Theksoi se në dhomën ligjvënëse janë miratuar ndryshime ligjore jashtëzakonisht të rëndësishme që kanë qenë në drejtim të barazimit, përmirësimit, mbrojtjes, avancimit dhe vlerësimit të statusit dhe kontributit të gruas si anëtar i barabartë në bashkësinë shoqërore që mos ketë diskriminim, jobarazi, ekskluzivitet të burrave përkundër grave dhe risia e fundit, gjegjësisht, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor.

Kryetari i Kuvendit drejtoi mesazh për të gjitha gratë - të jenë të zëshme, të guximshme, lidere të patrembura në ndërtimin e shoqërisë më humane, më demokratike dhe të barabartë, ku rëndësia, vlera dhe kontributi në familje, në shoqëri dhe shtet është e pacenueshme. 

  

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, aktivitet plotësues për shënimin e 8 Marsit ishte edhe solemniteti i rastit që u mbajt në Sallën e Kristaltë dhe ku Kryetari Xhaferi potencoi se Klubi i Deputeteve është bashkim unik i fuqisë dhe bashkim i forcave të ndryshme politike në një opsion të vetëm dhe unik për një botë më të mirë, më humane dhe shprehu respekt për sukseset e arritura deri tani të Klubit.

Në solemnitet u drejtuan edhe të pranishëm të tjerë dhe u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë. Përshëndetjen e vet e përfundoi me drejtimin e urimeve për Ditën ndërkombëtare të gruas ndaj të gjitha pjesëtarëve të gjinisë femërore. ar/ 

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR