• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi për vizitë në Komunën e Likovës

Xhaferi për vizitë në Komunën e Likovës

 Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA)  - Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e Likovës. Ai në orën 10:00   do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen  me rastin e inspektimit të çerdhes së re në Mateç, ndërsa  do ta vizitojë edhe Shtëpinë e Kulturës, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në orën 10:30,  Xhaferi do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e inspektimit të rrugës së ri-konstruktuar lokale në fshatin Likovë 

 Për në orën 11:00, është paraparë kryeministri ta vizitojë Shkollën Fillore "Rilindja" në fshatin Llojan, Komuna e Likovës, ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salle sportive.

Foto: Arkiivi i MIA-s 


 

QËNDRONI TË LIDHUR