• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi për MIA-n: Këmbëngulim në rrugën evropiane dhe kemi detyrim të zbatojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike  

Xhaferi për MIA-n: Këmbëngulim në rrugën evropiane dhe kemi detyrim të zbatojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike  

Bruksel, 14shkurt 2024 (MIA) - Qeveria, gjegjësisht shumica qeveritare dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut këmbëngulin në rrugën evropiane dhe janë të përkushtuar në përcaktimet për realizimin e parakushteve, të cilat do të na hapin rrugën dhe përfundimisht ta përmbyllim udhëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Ky është mesazhi që kryetarie Qeverisë, Talat Xhaferi ua transmetoi përfaqësuesve të institucioneve të BE-së gjatë takimeve të sotme në Bruksel.

"Në këtë kontekst është projektuar që vizita ime e parë të jetë Bashkimi Evropian, që të tregohet edhe praktikisht të transmetohet përcaktimi dhe angazhimi për plotësimin e të gjitha parakushteve që të mundemi të vazhdojmë drejt rrugës evropiane", deklaroi Xhaferi për MIA-n pas takimit me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel.

Paraprakisht sot Xhaferi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Parlamentin Evropian kishte takim me eurodeputetët Ilhan Quçuk, Tonino Pacula, Tineke Strik dhe Karlo Resler, ndërsa sot pasdite do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Lidhur me shpalljen e sotme të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Xhaferi theksoi se pret që Qeveria, qytetarët dhe partitë politike, të cilët do të vendosin të marrin pjesë në procesin zgjedhor të bëjnë përpjekje shtesë që të mundësojnë që ai të vijojë rrjedhshëm në kuadër të vlerave demokratike.

"Natyrisht, me këtë ta lehtësojë edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili sipas Ligjit është i vetmi përgjegjës për zhvillimin e procesit zgjedhor. Sipas Kodit zgjedhor, të gjithë jemi të detyruar të kontribuojmë me sjelljen tonë, mbi të gjitha në detyrimet që kemi si institucione dhe si qytetarë, për të marrë pjesë në atë proces dhe për të siguruar zgjedhje të qeta, të drejta, të pranueshme që do të zhvillohen me legjitimitet të plotë dhe ligjshmëri që të dalin institucione të reja", theksoi Xhaferi.

Nga ky aspekt, sipas tij, është i nevojshëm koordinimi i të gjitha aktiviteteve të mëtutjeshme në përgatitjen për zhvillimin e zgjedhjeve për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate përpjekjeve të mundshme për ndërhyrje dhe ndikim të huaj në procesin zgjedhor dhe për të arritur qëllimin parësor që të sigurohet rrjedha e qetë e zgjedhjeve.

"Sigurisht që ekziston një vlerësim në vend dhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe në bazë të përvojës nga proceset e mëparshme zgjedhore në vende të tjera që kanë ndodhur në periudhën paraprake, se nuk mund të përjashtohet mundësia e një ndikimi të tillë, duke pasur parasysh se tashmë ka indikacione përmes lajmeve të rreme dhe abuzimeve me median, hapësirë ​​se gjithçka po shkon në atë drejtim. Të gjithë ne jemi të obliguar të marrim masat e duhura për t'iu përgjigjur sa më shpejt asaj sfide", tha Xhaferi.

Ai thekson se si anëtare me të drejta të plota të NATO-s kemi mundësinë të shfrytëzojmë infrastrukturën e institucioneve të Aleancës në mënyrë që të përballemi dhe t'i përgjigjemi kësaj sfide. mb/

Фото и видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR