• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi për Fitër Bajramin: Shpresoj që në periudhën që po lëmë pas kemi arritur të nxjerrim më të mirën nga vetja

Xhaferi për Fitër Bajramin: Shpresoj që në periudhën që po lëmë pas  kemi arritur të nxjerrim më të mirën nga vetja

Shkup, 21 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të tij dhe në emër të deputetëve në Kuvend, ua uron ditën e parë të festës së madhe myslimane, Ramazan Bajramin, të gjithë besimtarëve në vend dhe kudo që gjenden jashtë tij.

 "Pas ditëve të agjërimit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, erdhi edhe dita e Bajramit, si kurorë dhe shpërblim për sprovat fizike dhe shpirtërore që i kaluan të gjithë besimtarët e devotshëm. Dikush i kaloi më lehtë, dikush më vështirë, dikush me bollëk e dikush me më pak por, kjo nuk e minimizon vlerën dhe rëndësinë e festës së Bajramit. Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja. Se arritëm të ndajmë me të afërmit, me të njohurit dhe nevojtarët fjalë shprese, vepra solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi, por mbi të gjitha, të ndajmë tryezën dhe gjithë që kemi" ka shkruar Xhaferi në urim.

Ai besimtarëve të besimitislam u uroi shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mendore. Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe të Bajramit. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!, ka shkruar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. ar/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR