• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi për blerjen e automjeteve me lizing: Nuk është risi, por praktikë që ekziston prej shumë vitesh, kostot janë shumë më të ulëta

Xhaferi për blerjen e automjeteve me lizing: Nuk është risi, por praktikë që ekziston prej shumë vitesh, kostot janë shumë më të ulëta

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi sot në pyetjen e një gazetari lidhur me blerjen e automjeteve të reja me lizing nga Qeveria theksoi se nuk është risi, por praktikë që ekziston prej vitesh, me ç'rast theksoi se kostot e lizingut janë shumë më të ulëta. Ai thotë se kjo procedurë nuk mund të lidhet me periudhën parazgjedhore, sepse bëhet fjalë për një aktivitet të rregullt që duhet kryer.

Blerja e automjeteve të reja me lizing nuk është një risi, por një praktikë që ekziston prej shumë vitesh dhe që supozoj se është bërë sipas analizave përkatëse të periudhës së mëparshme. Lizingu është më i lirë se blerja e automjeteve, duke pasur parasysh se për periudhën e lizingut, garancia dhe mirëmbajtja e automjetit është përgjegjësi e ofruesit të shërbimit dhe jo e kërkuesit. Në këtë kontekst, mirëmbajtja do të kushtonte më shumë nëse këto automjete do të mbesin në përdorim nga institucioni edhe pas pesë vitesh", tha Xhaferi.

I pyetur se pse blihen automjete të reja me lizing në periudhën parazgjedhore, Xhaferi theksoi se vetë procedura varet nga periudha e shkëmbimit dhe kontrata duhet të zbatohet.

"Procedura varet nga periudha e shkëmbimit, sepse kontratat e mëparshme janë të lidhura ose me kohëzgjatjen ose me kilometrazhin e kaluar. Kjo nuk mund të lidhet me momentin e zgjedhjeve, sepse marrëveshja duhet të zbatohet, duke pasur parasysh se është një aktivitet i rregullt dhe aktivitetet zgjedhore nuk mund të jenë pengesë në realizimin e tyre", shtoi Xhaferi. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR