• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaferi - Ozoguz: Gjermania është mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në rrugën drejt BE-së

Xhaferi - Ozoguz: Gjermania është mbështetëse  e fuqishme e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në rrugën drejt BE-së

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me nënkryetaren e Bundestagut Gjerman, Ajdan Ozoguz ka theksuar se ga kjo vizitë është shenjë për interesin e vazhdueshëm gjerman për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivelin parlamentar. 

 Xhaferi ka theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është mbështetësi ynë i fuqishëm, sidomos në rrugën tonë drejt eurointegrimeve dhe shpresoj se ky kontinuitet i bashkëpunimit intensiv do të vazhdojë edhe më tej.

"Ai e theksoi përcaktimin tonë që në suazat e Aleancës së NATO-s të marrim pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha aktivitetet me partnerët tanë, përfshirë edhe në kontekst të Ukrainës ku jemi të inkuadruar në mënyrë aktive në sigurimin e ndihmës për nevojat e institucioneve ukrainase. Tërësisht jemi bashkëngjitur BE-së në drejtim të imponimit të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, theksohet në kumtesën e pres shërbimit kuvendor. 

 

Xhaferi pohoi se edhe më tej do të vazhdojë mbështetja që e jep Kuvendi për IPS programin në kuadër të të cilit bursistët të cilët qëndrojnë në Bundestagun Gjerman në trajnim dhe stazh, një periudhë të caktuar e kalojnë edhe në Kuvendin tonë.

Nënkryetarja e Bundestagut Gjerman, Ajdan Ozoguz shprehu falënderim për këtë vizitë në dhomën tonë ligjvënëse dhe kënaqësi për raportin pozitiv në drejtim të vazhdimit të mbështetjes për IPS programin.

Ozoguz, siç theksohet në kumtesë, është përqendruar edhe në situatën momentale në planin e sigurisë në Kontinentin Evropian dhe në botë dhe shprehu pritjen që të gjithë bashkë në Evropën e bashkuar të tejkalojmë këtë periudhë të kontinentit të përçarë. Theksoi se Gjermania e mbështet fuqishëm vendin tonë për fillimin e negociatave me BE-në dhe beson se edhe Bullgaria fqinje do i rishqyrtojë hapat dhe vendimet e veta. 

 Gjatë takimit u këmbyen opinione edhe rreth përfaqësimit dhe perceptimit të rinjve në politikë, si edhe për përfaqësimin dhe baraspeshën gjinore, respektivisht, pjesëmarrjen e grave në politikë. Siç theksohet në kumtesë, Ozoguzi u befasua pozitivisht nga rregullimi jonë ligjor i kësaj çështjeje që e tejkalon dhe është mbi mesataren evropiane.

 Në fund, të dy bashkëbiseduesit shprehën pajtimin se komunikimi politik intensiv i ndërsjellë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhme.

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR