• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaferi organizoi darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Xhaferi organizoi darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

21 mars 2024 

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e muajit të shenjtët ë Ramazanit, organizoi darkë iftari në të cilën ishin të ftuar dhe merrnin pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarsk, Kryetari i mëparshëm i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, anëtarët aktualë të Qeverisë, përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend, përfaqësuesit e gjyqësisë, opinionit akademik dhe mysafirë tjerë.

Në fjalën e vet përshëndetëse para mysafirëve të pranishëm, Kryeministri Xhaferi sugjeroi se darka e iftarit, si traditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është mënyrë për tubimin e familjes së afërme dhe të largët, të miqve, bashkëpunëtorëve. Ramazani, edhe pse muaj në të cilin besimtarët agjërojnë, në të njëjtën kohë e ushqejnë shpirtin me vepra dhe mendime pozitive, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, me ndjenjë solidariteti dhe bashkëndjesie për çdo qenie njerëzore. 

 

Me ç’rast, darkat e iftarit jenë mundësi edhe për të rikujtuar vlerat themelore të respektit të ndërsjellë, drejtimit të dëshirave për shëndet të mirë, për mirëqenie dhe sukses. 

“Familja është shtylla kryesore rreth së cilës zhvillohet jeta jonë dhe e cila është mbështetja dhe shtytja më e rëndësishme për të mund ti kryer detyrat dhe përgjegjësitë tona të përditshme me përkushtimin dhe vëmendjen më të lartë. Vetëm atëherë kur kemi paqe në familje, kemi paqe në mendje, dhe mund të reflektojmë paqe në punë dhe në shtet. Apeloj te të gjithë, të bëhemi njerëz më të mirë se ajo që jemi, të bëjmë vepra të dobishme për njerëzit në nevojë, sepse vetëm atëherë do të jemi vërtetë të lumtur, kur të gjithë përreth nesh do e ndajnë gëzimin me ne,” porositi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.  
 
 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 ___________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR