• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqedonisë së Veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur

Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqedonisë së Veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur
Shkup, 27 prill 2022 (MIA) - Personalisht do të zotohem që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ofrojnë gjithë mbështetjen e mundur që është në dispozicion bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar, deklaroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sot qëndron në Ukrainë. Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake. Siç kumtuan nga Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi në Ukrainë udhëtoi me tren përmes Polonisë në orët e hershme të mëngjesit, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk. Në të njëjtën kohë, për vizitë në Ukrainë sot janë edhe kryetarët e parlamenteve të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane. “Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht t’i vizitojë Buçën dhe Irpinin që personalisht t’i shohim pasojat nga ajo që është pushtimi i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Natyrisht, prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës. Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu. Unë prej këtu mund të porosis se personalisht do të zotohem që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ofrojnë gjithë mbështetjen e mundur që është në dispozicion bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar. Gjithsesi, personalisht do të zotohem që këto imazhe të emërtohen me emrin që u takon, dhe ky është gjenocid dhe asgjë tjetër”, deklaroi Xhaferi Kjo vizitë e kryetarit Xhaferi është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës, Xhaferi do të ketë edhe fjalim para Kongresit të Këshillave lokalë dhe rajonalë nën kryesimin e presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR