• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi nga Konferenca e Munihut për siguri: Paqja globale dhe zgjedhjet e drejta janë prioritete të qeverive të botës

Xhaferi nga Konferenca e Munihut për siguri: Paqja globale dhe zgjedhjet e drejta janë prioritete të qeverive të botës

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Paqja globale dhe sigurimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike për mbi 2 miliardë qytetarë është prioritet i qeverive të botës, deklaroi kryeminist Talat Xhaferi në Munih para takimeve të para bilaterale në margjina të Konferencës së sivjetme të Munihut për siguri.

Xhaferi, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, theksoi se rëndësia e kësaj konference është në domenin e ngjarjeve aktuale në ngjarjet gjeo-strategjike dhe gjeopolitike në botë, ndërsa fokusi kryesisht supozohet se do të jetë gjendja në Ukrainë dhe gjithsesi e shoqëruar me gjendjet në Lindjen  e Afërt.

po ashtu, shtoi Xhaferi, temë do të jetë siguria dhe mbrojtja në Evropë dhe roli i Evropës në atë kontekst.

"Gjithsesi rëndësia e konferencës dhe si ndjekje e temës do të jetë edhe fakti se në mbi 65 vende në botë, mbi 2 miliardë qytetarë do të kenë mundësi zgjehdjeje për ta shprehur vullnetin e tyre dhe gjithsesi se kjo është me interes të psoaçëm për t'u siguruar parakushte adekuate demokratike për zgjedhje të lira, të drejta nga të cilat do të dalin institucionet e reja në shtetet adekuate", theksoi Xhaferi.

Ai paralajmëroi se në margjina të konferencës do të ketë takime bilaterale me disa kolegë nga vende të tjera pjesëmarrëse në konferencë.

"Nga këtu, mesazhi për bashkëpunim të duhur me të gjithë ata dhe në lidhje me situatën tonë me dokumentet do të jetë një nga temat për të cilën do të shkëmbehen mendimet me kolegët me të cilët do të kem mundësi të diskutoj në mënyrë dypalëshe", theksoi Xhaferi. ab/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR